18.7 C
Tiranë
Monday, June 15, 2026

Sekuestrohen 3 milionë euro pasuri të dyshuara në pronësi të ish-Drejtorit të operacionales, Oltion Bistri

Gjykata e Posaçme ka sekuestruar pasuri me vlerë rreth 3 milionë euro, përfshirë apartamente, njësi shërbimi dhe makina, të dyshuara në pronësi të ish-drejtorit të Operacionales, Oltion Bistri.

Vendimi erdhi pas kërkesës së SPAK, e cila dyshon se këto pasuri nuk justifikohen nga të ardhurat e familjarëve dhe ish-drejtorit, dhe mund të jenë përfituar nga aktivitete të paligjshme.

Në një njoftim zyrtar, Prokuroria e Posaçme bëri të ditur se janë bllokuar 18 njësi të përshtatura për dyqane dhe ambiente të tjera biznesi, 10 apartamente, 1 vilë, 1 truall dhe një makinë, të gjitha të regjistruara në emër të familjarëve të Bistrit. Pronat ndodhen në zona të ndryshme të Tiranës, si rruga e Kavajës, rruga e Kosovarëve dhe Selitë.

Oltion Bistri është aktualisht në qeli, pasi u arrestua në kuadër të operacionit “Metamorfoza”. Hetimet, bazuar në komunikimet e rrjetit Sky, treguan se Bistri kishte kontakte dhe dyshohet se favorizonte biznesmenin Pëllumb Gjoka, i cili gjithashtu është arrestuar. SPAK konfirmon se dyshimet për përfshirjen e Bistrit në aktivitet kriminal datojnë që prej vitit 2016, megjithatë ai vazhdoi të mbante pozicione të rëndësishme në Policinë e Shtetit deri në arrestimin e tij.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...