10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Babai merr peng dy fëmijët në Durrës dhe qëllon ndaj RENEA-s

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Durrësit këtë mëngjes, ku një baba ka marrë peng dy fëmijët e tij në një shtëpi me qira. Forcat speciale RENEA ndërhynë për të shpëtuar fëmijët, por u përballën me të shtëna kallashnikovi nga babai, 40-vjeçari Aleks Marku.

Sipas raportimeve, policia dhe forcat RENEA arritën të shpëtonin fëmijët pas disa orësh negociata intensive, ndërsa babai u arrestua. Dyshohet se ai ka kryer këtë akt nën efektin e drogës, dhe hetimet po vazhdojnë për të zbardhur motivet e saktë të marrjes peng dhe kundërpërgjigjes me armë ndaj policisë.

Incidenti ndodhi në orët e para të mëngjesit, rreth orës 02:20, kur Policia e Durrësit mori njoftimin për të shtëna me armë zjarri në një apartament të lëshuar me qira pranë zonës së “Shkëmbit të Kavajës”. Pas ndërhyrjes së suksesshme, RENEA dhe policia arritën të shpëtonin fëmijët pa dëmtime dhe të arrestonin autorin e ngjarjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...