18.3 C
Tiranë
Monday, June 15, 2026

Kujdesi ndaj dietave të shpejta: rreziqet dhe alternativat e shëndetshme

Nëse jeni një nga ata persona që po planifikon të veshë diçka më të ngushtë për një rast special, ose thjesht dëshiron të përgatitesh për fundjavën në plazh, me siguri i je drejtuar Google për të zbuluar se si mund të humbësh disa kile shpejt. Interneti është plot me ide të tilla.

Por a janë këto dieta të promovuara efektive dhe, më e rëndësishmja, a janë ato zgjedhja e duhur?

Sipas Dr. Chiara Boscaro, biologe dhe nutricioniste në Milano, “në realitet, këto lloje dietash nuk janë kurrë të sakta, as të strukturuara. Ato janë dieta ‘për t’i bërë vetë’ të cilat më shumë të dëmtojnë sesa ndihmojnë të arrish qëllimin tënd”. Në dieta shumë strikte, çdo kilogram që humb do të rikthehet shumë shpejt, thonë ekspertët. Por problemi më i madh i tyre janë pasojat direkte që kanë në shëndet në një periudhë afatgjatë.

“Efekti klasik që kanë dietat drastike është stresi që i shkaktojnë sistemit kardiovaskular, ekspozimi ndaj hipertensionit dhe rritja e rrezikut për zhvillimin e diabetit të tipit 2. Ka gjasa të larta edhe për rrezikun e inflamacionit kronik në trup”, deklaron Dr. Boscaro.

Nëse dëshironi të humbni peshë drastikisht, e vetmja mënyrë që mund të ulë në kohë rekord 2-3 kg është largimi i ujit të tepërt nga trupi, fryrja dhe ndjesia e ënjtjes. Për të arritur këtë, duhet të hidratoheni mirë (2 litra ujë në ditë), të përtypni ushqimin ngadalë dhe të pini çajra bimorë me qëllim shkarkimin e peshës së tepërt nga fryrja.

Shmangia e ëmbëlsirave dhe karbohidrateve sa më shumë që të mundeni dhe konsumi i proteinave dhe perimeve është gjithashtu një hap drejt një diete më të shëndetshme dhe efektive për humbjen e peshës. Pra, në vend që të kërkoni zgjidhje të shpejta dhe të rrezikshme, fokusohuni në ndryshime të qëndrueshme dhe të shëndetshme në stilin e jetës tuaj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...