0.5 C
Tiranë
Monday, November 25, 2024
spot_img

Azgan Mërnica vetëdorëzohet pas vrasjes së efektivit të policisë

Azgan Mërnica, 23-vjeçari që vrau me plumb në kokë efektivin e policisë Novruz Cenalian në fshatin Baltëz në Fier, është vetëdorëzuar në policinë e Fierit, pas më shumë se 48 orësh në arrati. Vetëdorëzimi i tij u realizua mbrëmjen e 15 majit në fshatin Dërmenas, pas negociatave të babait dhe dajës së tij, të cilët i kanë kërkuar që të dorëzohet.

Burimet bëjnë me dije se Azgan Mërnica u orientua nga forcat elitë RENEA për të dorëzuar veten, përndryshe RENEA ishte e gatshme për të vepruar në të gjitha drejtimet.

Mërnica ka qenë i angazhuar në Strukturën e Armatosur të PD për Mbrojtjen e Votës në 2021, një fakt që vërehet lehtësisht përmes një fotoje të postuar nga deputeti i Berishës, Luan Baçi në prill të vitit 2021.

Efektivi i Policisë Novruz Cenalia u vra me një plumb në kokë më 13 maj 2024 në fshatin Baltëz të Fierit. Ai ishte në rrugë për të shkuar në punë, por u përfshi në një debat me Azgan Mërnicën, 23-vjeçarin, për radhën e kalimit me makinë. Në këtë moment, Mërnica nxori pistoletën e tij dhe me një plumb në kokë la të vdekur punonjësin e Policisë së Shtetit. Më pas, ai u largua nga vendi i ngjarjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT