20.3 C
Tiranë
Sunday, June 14, 2026

Deputetja Ina Zhupa denoncon linjën e trenit në Syrin e Kaltër: “Abuzim me pushtetin”

Gjatë fjalës së saj në Kuvend, deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka ngritur shqetësimin lidhur me linjën e trenit që është vendosur së fundi brenda parkut të Syrit të Kaltër për transportin e turistëve. Zhupa e konsideroi këtë si një tjetër abuzim me pushtetin.

Zhupa i drejtoi një pyetje ministres Mirela Kumbaro lidhur me përfshirjen e nënkryetarit të Bashkisë Sarandë, Elton Dauti, në këtë investim privat. “A është bashkëshortja e tij, Stela Qesari, aksionere e fshehtë e këtij biznesi?” pyeti Zhupa. Ministrja Kumbaro refuzoi të përgjigjej, ndërsa deputetja vijoi me akuza për mungesë transparence.

Shërbimi privat me tren në Syrin e Kaltër ka nisur vetëm këtë sezon, dhe kompania që e ofron është “Saranda Taxi”. Ka dyshime se pas kësaj kompanie fshihet nënkryetari i Bashkisë Sarandë. Të ardhurat nga ky shërbim janë të konsiderueshme, pasi gjatë sezonit në Syrin e Kaltër shkojnë mijëra turistë, të cilët paguajnë rreth 5 euro për transport.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...