22.1 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Përkëdhelja e tepruar të fëmijëve po krijon probleme në shoqëri

Specialisti i sigurisë, Ergys Muzhaqi, ka bërë komente në një intervistë televizive në lidhje me rastin e Azgan Mërnicës, të riut 23-vjeçar i cili vrau efektivin e “Shqiponjave”, Novruz Cenaliaj. Muzhaqi tha se përkëdhelja më shumë se ç’duhet e fëmijëve po sjellë pasoja të rënda në shoqëri.

Ai vuri në dukje se, megjithëse mosha 23-vjeçare ende është një moshë ku i riu nuk është maturuar, është problematike fakti se atij gjërat i duken normale. Muzhaqi theksoi se një nga arsyet për këtë sjellje problematike është mos njohja e një autoriteti dhe përkëdhelia e tepruar, duke shtuar se kjo sjellje nuk është vetëm e Azganit, por edhe e vëllait të tij.

“Ne për këta fëmijë jetojmë, është një shprehje që më çudit personalisht. Si jetohet vetëm për fëmijët, ne kemi fëmijët, kemi prindërit, kemi veten. Kemi lezetet dhe sikletet e jetës ashtu si vijnë. Nuk duhet të kufizohemi vetëm te fëmijët, se rrezikojmë dhe kemi kaluar në fakt në një përkëdheli të tepruar të këtij brezi. Nga mosha 13-23 vite, akoma nuk mund të quhet i rritur, i pjekur dhe i maturuar personi, sidomos për gjininë mashkullore, se femrat piqen disi më herët. Një njeri që ka kaluar 10 vite në mosnjohje autoriteti. ai ka pasur edhe vëllain problematik, edhe vetë ka qenë problematik, atij i duken gjërat normale. Përtej pjesës që ne nuk e dimë se çfarë ka ndodhur akoma aty, por unë e kam si brez”,-tha Muzhaqi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...