14.5 C
Tiranë
Tuesday, April 28, 2026
spot_img

Dy autobusë me tifozë të Skënderbeut sulmohen pas ndeshjes me Partizanin

Dy autobusë me tifozë të sport klubit Skënderbeu u sulmuan me sende të forta pas përfundimit të ndeshjes me Partizanin, e cila u luajt mbrëmjen e 17 majit në stadiumin “Air Albania”.

Partizani fitoi 1-0 kundër Skënderbeut në gjysmëfinalen e “Final 4” dhe është finalisti i parë për ndeshjen e 26 majit. Pas ndeshjes, tifozët e Skënderbeut u drejtuan për në qytetin e Korçës, por u sulmuan në hyrje të qytetit të Elbasanit, në zonën e njohur si rrethrrotullimi i luleve.

Tifozët kërkuan ndihmën e policisë së Elbasanit, e cila kreu veprimet hetimore. Nga pamjet e mbërritura në redaksi, autobusët kishin xhama të thyer dhe shenja të goditjeve me gurë. Fatmirësisht, nuk pati të lënduar nga ky incident.

Pasi u kryen veprimet hetimore, autobusët me tifozë u larguan dhe vijuan rrugën drejt qytetit të Korçës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...

Atentati në Balldren, gjenden prova të reja – “Volkswagen Polo” i autorëve, gëzhoja dhe...

0
Vijojnë hetimet për zbardhjen e atentatit të ndodhur më 26 prill 2026 në fshatin Balldren, ku mbetën të vrarë bashkëshortët Kreshnik dhe Gentjana Mujeci....

Arrestimi i Ervin Matës në Brazil, Anila Hoxha: SPAK nis hapat për ekstradim, Shqipëria...

0
Gazetarja Anila Hoxha ka komentuar arrestimin në Brazil të Ervin Matës, i cili akuzohet për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine...

Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit në Lezhë – ishte proceduar dy javë më parë...

0
Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit të së dielës, rezulton se dy javë më parë është proceduar penalisht për kanosje për shkak të detyrës. Burime nga...

Tedi Blushi: Meta në gjendje të mirë shëndetësore, akuzat janë të stisura

0
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka deklaruar se ish-presidenti Ilir Meta gëzon gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk ka asnjë...