11.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

23-vjeçari Azgan Mërnica para Gjykatës për vrasjen e policit

Azgan Mërnica, 23-vjeçari që ekzekutoi me plumb në kokë efektivin e “Shqiponjave” Novruz Cenalia, u paraqit sot në gjykatë për t’u njohur me masën e sigurisë.

I veshur me antiplumb dhe i shoqëruar nga dy furgona policie, Azgan Mërnica mbërriti në gjykatën e Fierit rreth orës 13:45 dhe qëndroi aty deri në 15:00. Vonesa u shkaktua nga refuzimi i avokatëve për të mbrojtur vrasësin e policit. Avokati i caktuar kryesisht nga shteti, Xhevair Morina, nuk u paraqit në seancë, duke bërë që sekretaria të thirrte me autoparlant për avokatë të tjerë.

Në fund, gjykata arriti të gjente avokaten Arvenola Dolen, e cila u caktua kryesisht për të realizuar seancën e masës së sigurisë “arrest në burg”. Mbi Azgan Mërnicën rëndon akuza e “vrasjes së punonjësit të policisë së shtetit”, parashikuar në nenin 79/b të Kodit Penal, dhe “armëmbajtjes pa leje”, parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal.

Gjatë seancës me dyer të mbyllura, 23-vjeçari nuk foli, por i është përgjigjur gjyqtares Dajana Ndrea me “Po” kur ajo e pyeti për autorësinë e krimit. Më herët, ai kishte pranuar krimin e rëndë pa shfaqur pendesë gjatë marrjes në pyetje nga hetuesit. Në ambientet e jashtme të gjykatës nuk ishte i pranishëm asnjë familjar i tij.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...

Atentati në Balldren, gjenden prova të reja – “Volkswagen Polo” i autorëve, gëzhoja dhe...

0
Vijojnë hetimet për zbardhjen e atentatit të ndodhur më 26 prill 2026 në fshatin Balldren, ku mbetën të vrarë bashkëshortët Kreshnik dhe Gentjana Mujeci....

Arrestimi i Ervin Matës në Brazil, Anila Hoxha: SPAK nis hapat për ekstradim, Shqipëria...

0
Gazetarja Anila Hoxha ka komentuar arrestimin në Brazil të Ervin Matës, i cili akuzohet për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine...

Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit në Lezhë – ishte proceduar dy javë më parë...

0
Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit të së dielës, rezulton se dy javë më parë është proceduar penalisht për kanosje për shkak të detyrës. Burime nga...