4.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Kreu i SPAK, Altin Dumani, Kërkon Rikandidim për Prokurorët e Posaçëm për të garantuar vazhdimësinë e hetimeve

Gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve, kreu i SPAK, Altin Dumani, theksoi nevojën për ndryshime në mandatin e prokurorëve të posaçëm të këtij institucioni. Dumani sugjeroi që prokurorëve të SPAK t’u jepet mundësia për të rikandiduar pas përfundimit të mandatit 9-vjeçar. Ai argumentoi se kjo është thelbësore për efektivitetin dhe vazhdimësinë e hetimeve komplekse, të cilat kërkojnë kohë dhe bashkëpunim me agjenci të ndryshme, brenda dhe jashtë vendit.

“Lidhur me mandatin, nuk është shqetësim i karrierës sime apo kolegëve të mi. Ne karrierën kemi të sigurt brenda sistemit, prokurorë do vazhdojmë të ngelemi edhe pas afatit 9-vjeçar. Çështja duhet trajtuar në kuadër të efektivitetit të vazhdimësisë institucionit. Kudo ku ka mandat nuk ka liri, qëndrueshmëri në rezultate. Mendojeni rastin të tillë, kur është një hetim që kërkon kohë, mund, bashkërendim me agjenci brenda dhe jashtë vendit. Nga njoftimi publik i çështjes së fundit, nuk e mbaj mend sa agjenci të huaja janë përfshirë. Keni grumbulluar provat, hetimi po shkon mirë, dhe një ditë të bukur prokurorit i ndërpritet mandati.Do gjendet dikush tjetër ta marrë. Problemi është sa efekti do jetë tjetri. Kur ti e heton vetë dhe e ndjek nga dita e parë, dashurohesh me çështjen, e njeh me çdo detaj. Edhe në 12 të natës në gjumë je në gjendje të dish kush është pika e fortë, cilat janë veprimet e radhës që do kryesh, kush është mjeti i kërkimit të provës që do përdoresh. Nëse ti në përfundim të afatit 9-vjeçar detyrohesh të largohesh do diskutohet fati i çështjes, si do shkojë. Patjetër që ka prokurorë që mund ta bëjnë njësoj, ndoshta dhe më mirë. Duhet ta trajtojmë nga pikëpamje e vazhdimësisë së institucionit. Ka të bëjë edhe me sigurinë juridike, s’do ishte në frymën e reformës në drejtësi që prokurorët që kanë kaluar disa filtra në emër, në përfundim të mandatit statusi i tyre të jetë i paqartë.S’jam shprehur për mandat në mënyrë automatike, kam transmetuar mendimin unanim të prokurorëve të SPAK, me qëllim parashikimin e dhënies së mundësisë, apo të drejtën e rizgjedhjes në përfundim të afatit 9-vjeçar, pra për të rikandiduar. Do kandidojë krah për krah me prokurorin e prokurorisë së përgjithshme, do kalojë disa filtra duke konkurruar. Është çështje e sifdave të reja që na presin”, tha Dumani.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Patjetër i merituar” – Keijsi përjashtohet nga gara për Çmimin e Madh në BBVIP

0
Të martën, banori i Big Brother VIP, Keijsi, u përjashtua nga gara për Çmimin e Madh pas përdorimit të përsëritur të gjuhës denigruese ndaj...

“Shqipëria dhe Mali i Zi në prag të anëtarësimit ekonomik në BE brenda tre...

0
Shqipëria dhe Mali i Zi po pozicionohen si liderët e Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt Bashkimit Europian, me një perspektivë reale për anëtarësim, por...

Helikopteri rrëzohet pranë aeroportit të Beneventos: 1 viktimë dhe 1 i plagosur

0
Një helikopter është rrëzuar në lagjen Olivola, pranë aeroportit të Beneventos në Itali, duke shkaktuar vdekjen e një personi dhe plagosjen e pilotit. Viktima...

Stuhi rekord në SHBA: 42 të vdekur dhe 200 milionë të prekur nga moti...

0
Një stuhi e fortë ka përfshirë Shtetet e Bashkuara, duke shkaktuar deri tani 42 viktima dhe duke prekur rreth 200 milionë banorë. Të vdekurit...

Miratohen pas 18 orësh seancë maratonë ndryshimet në Kodin Penal, opozita voton kundër

0
Pas një seance maratonë që zgjati rreth 18 orë, Kuvendi i Shqipërisë miratoi ndryshimet në Kodin Penal. Amendamentet u votuan me 85 vota pro...