17.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Kreu i SPAK: “Ne nuk plotësojmë orekset mediatike, hetimet bazohen në prova

Gjatë një seance në Komisionin e Ligjeve, kreu i SPAK, Altin Dumani, u pyet nga deputeti i PD-së, Enkeljed Alibeaj, lidhur me perceptimin publik se hetimet e SPAK godasin vetëm opozitën dhe jo pozitën, veçanërisht kryeministrin Edi Rama.

Alibeaj shprehu shqetësimin se publiku ka krijuar mendimin se të gjitha goditjet janë drejtuar ndaj opozitës, duke lënë të paprekur kryeministrin. Ai theksoi se për të fituar besimin publik, duhet të ketë një shpejtësi më të madhe në procedimet penale që të tregojë se askush nuk është mbi ligjin.

Dumani iu përgjigj duke thënë se SPAK nuk mund të plotësojë orekset mediatike dhe se hetimet e tyre bazohen në prova, jo në emra apo pozita. Ai theksoi se SPAK vepron pa axhendë dhe se rëndësia e provave është parësore në çdo hetim.

Altin Dumani: “Ne nuk mund të plotësojmë orekset mediatike, ne nuk kemi axhendë. Për ne pak rëndësi ka emri, por prova ka rëndësi. Edhe ju jeni jurist dhe e dini që prova prevalon mbi çdo gjë. Këtë po demonstrojmë brenda ditës dhe po ecim me hapa të ngadaltë që të mos bëjmë autogol.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...