27.5 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Zbatimi i Ligjit kundër pastrimit të parave: Thirrje për bashkëpunim institucional

Kreu i SPAK, Altin Dumani, vë në dukje qarkullimin e gjerë të parave cash, të cilat tregojnë për një skemë të shqetësueshme të pastrimit të parave. Sipas hetimeve të vitit 2023, ai thekson se ligji është i mirë, por institucionet duhet të punojnë për zbatimin e tij. Dumani bën thirrje për një bashkëpunim të thellë mes institucioneve për të përballuar këtë problem.

“Ajo që unë e kam thënë dhe më parë, s’mund të bëjë SPAK i vetëm gjithë këto gjëra. SPAK është skaji fundor. Hetimet për vitin 2023 tregojnë që ka qarkullim të madh të parasë cash. Legjislacioni, është i mirë, problemi është tek zbatimi, institucionet duhet ta zbatojnë. Psh rasti i raportimit nga noterët, duhet të raportojnë tatimet. Ka një tipologji, zmadhimi i kapitalit fiktiv që bëjnë shoqëritë tregtare. Është rast tipik i pastrimit të parave. Një ndër rastet që kam patur ndërmend kur kam thënë se duhet të rritet bashkëpunimet. Ia kam thënë drejtori të takimeve duhet të fokusoheni këtu. P.sh Një shoqëri e blej 200 mijë lekë të reja dhe pas dy muajsh bëj një zmadhim kapitali dhe e vlerësoj 300 mln lekë të reja”, tha Dumani.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...