18.2 C
Tiranë
Sunday, June 14, 2026

Gjyshi i vajzës 13-vjeçare në Korçë tregon detajet e ngacmimit seksual nga 64-vjeçari

Gjyshi i vajzës 13-vjeçare, e cila dyshohet se është ngacmuar seksualisht nga një 64-vjeçar bashkëfshatar në Korçë, ka pranuar se familja e dinte për ngjarjen, por përpiqeshin ta mbanin të fshehtë për të mos përhapur informacionin. Ai tregon se kur vendosën të bëjnë denoncimin:

Kishte disa kohë që vajza bënte muhabet me 64-vjeçarin. Ne e dinim por donim ta izolonim si çështje. Kur pardje unë e kisha lënë telefonin mbi divan, mbesa ime erdhi dhe komunikonte me atë. Ajo komunikonte me telefonin tim sepse nuk ka telefon të vetin. Vazhdoi për ca kohë dhe unë u mërzita, i thashë lere telefonin se më duhet. Ajo u step dhe u përpoq t’i fshinte mesazhet. Unë ia mora telefonin por nuk e kuptoja çfarë kishte bërë. Nusja e madhe, kunata, e hapi dhe lexoi mesazhet. Në mesazhe thuhej ku do takoheshin. Ata kishin kohë që takoheshin, por unë e zura me telefon para dy ditësh. Ata takoheshin edhe jashtë fshatit. Mbesa është 13 vjeç, ai 64 vjeç.

Gjyshi gjithashtu tregon se si burri joshte mbesën e mitur:

Jemi farefis, por të largët. Ai e joshte me ndonjë lek, vinte në shtëpi me patetina në dorë. Vajza thotë se ai e ka prekur në të gjitha pjesët e turpit dhe do e shohin mjekët se ka edhe një shenjë në krah. Policia mbajti telefonin tim deri në 23:30 dhe regjistroi të gjitha. Ai kishte numrin tim të telefonit dhe më kishte uruar për festa në Messenger. Kur vajza vinte me lekë në shtëpi, e detyronim të na tregonte ku i gjente dhe ajo thoshte se ia jepte ai sepse e ndihmonte. Nuk ia shihnim lekët, por vinte me qese me patetina etj. Vajza jeton me nënën dhe motrën, babain e ka në Greqi.”

Gjyshi fillimisht kërkoi të kontaktojë me 64-vjeçarin, por pasi ky refuzoi, ai u takua me një oficer policie që i tha të bënte denoncimin:

Takoj një punonjës policie dhe i them çfarë kishte ndodhur. Më tha të merrja telefonin me vete dhe ta sillja. Ai e pa dhe kërkoi vajzën për të bërë denoncimin. I tha punonjësve se më ka ngacmuar.”

Gjyshi tregon se 64-vjeçari kishte qenë i dënuar më parë për përdhunim të një gruaje në fshat dhe një herë për vrasje. Babai i 13-vjeçares ende nuk e di ngjarjen:

Babait të saj nuk i kemi treguar, as familjarëve të tjerë. Na vjen… si t’ju thuash…

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...