24.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Operacioni “Peshtani”: Arrestohen dy persona për kultivim të bimëve narkotike në fier

Tonin Qalliaj dhe Lintor Ramushaj janë arrestuar gjatë operacionit të koduar “Peshtani” pasi dyshohet se kanë kultivuar drogë në bashkëpunim me njëri-tjetrin. Policia asgjësoi 295 bimë narkotike të mbjella në tokën e njërit prej të arrestuarve.

Në zbatim të masave të planit operacional ‘Territor i pastër’, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kanë finalizuar operacionin ‘Peshtani’, si rezultat i të cilit, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, u godit një rast i kultivimit të bimëve narkotike në një zonë pyjore në fshatin Peshtan, Fier. Për këtë rast u arrestuan në flagrancë shtetasit T. Q., 57 vjeç, dhe L. R., 35 vjeç, të dy banues në fshatin Peshtan, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë kultivuar bimët narkotike në tokën pronësi të shtetasit T. Q”, njofton policia.

Gjatë kontrolleve në banesa, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë gjahu pa leje dhe 6 celularë, të cilat u konfiskuan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...