34 C
Tiranë
Wednesday, September 2, 2026

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Sali Berishës, duke e lënë dhe ca kohë në ballkon

Ish-kryeministri Sali Berisha ka humbur një tjetër betejë me gjyqësorin, pasi Gjykata e Lartë vendosi sot të mos pranojë rekursin e tij kundër vendimit të Apelit të GJKKO-së që nuk e lejonte të shkonte në Kuvend. Vendimi i Gjykatës së Lartë konfirmon refuzimin e rekursit të paraqitur nga Berisha, kundër vendimit nr. 57(87-2024-84), datë 25.03.2024, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Që prej 30 dhjetorit 2023, ish-kryeministri Berisha vijon të jetë nën masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ pasi është në hetim për ‘korrupsion pasiv’ lidhur me aferën e privatizimit të ish kompleksit sportiv Partizani, që u pasua me ndërtimin e 19 kullave.

Më 19 janar 2024, Prokuroria e Posaçme (SPAK) rrëzoi kërkesën e Berishës për t’u paraqitur në seancat plenare të Kuvendit, në cilësinë e deputetit. Edhe pse vendimi u ankimua, ai u la në fuqi në të gjitha shkallët e gjyqësorit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...