20 C
Tiranë
Saturday, June 13, 2026

Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve Gjyqësorë privatë denoncon skema mashtrimi në Mikrokredi,arrestohen 9 përmbarues

Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë ka reaguar ndaj masave të sigurisë të dhëna sot nga Prokuroria e Tiranës për 9 përmbarues gjyqësorë dhe administratorë të kompanive të mikrokredive. Në një deklaratë publike pas arrestimeve të kërkuara nga Prokuroria, Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë theksoi se katër vite më parë, ishin ata që kërkuan nga Ministria e Drejtësisë që të njoftohej Banka e Shqipërisë për aktivitetin e “Micro Credit Albania”.

Skema e mashtrimit ka ende shumë protagonistë të tjerë, të cilët janë aktivë sot, të paprekur dhe të mirëorganizuar. Ata po vazhdojnë të krijojnë pasoja publike duke e çuar skemën e nisur në vitin 2015, në nivele fundore kriminale. Banka e Shqipërisë ka patur dijeni të plotë të zhvillimit të kësaj skeme, mes pesë shoqërive të lidhura me njëra-tjetrën, por nuk ka vepruar, duke e mbajtur këtë aktivitet kriminal brenda perimetrit të ‘mbikëqyrjes’ së saj,” thuhet ndër të tjera në reagimin e tyre zyrtar.

Dhoma Kombëtare kërkoi falje ndaj personave të dëmtuar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Taulant kujdes kur kalon afër koshit…”/ Agron Shehaj sulmon ashpër qeverinë: Kuvendi duhet të...

0
Kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, ka lëshuar akuza të forta nga foltorja e Kuvendit, duke kritikuar ashpër qeverinë dhe mënyrën e qeverisjes. Shehaj tha...

“Unë erdha”/ Sali Berisha shmang pyetjet për ‘non-grata’, pritet me duartrokitje në Kuvend

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shmangur sot komentet për pyetjet e gazetarëve lidhur me statusin e tij “non-grata” nga Shtetet e Bashkuara...

“Flamingo nga TEMU”/ Taulant Balla ironizon opozitën: Do rrëzojmë 4 projektligjet, investimi në Zvërnec...

0
Shefi i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka ironizuar deputetët e opozitës gjatë një deklarate në Kuvend, duke i quajtur ata “flamingo...

“Realiteti kërkon dorëheqjen e Edi Ramës”/ Ina Zhupa akuzon Kuvendin: Po miratohen ligje të...

0
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka akuzuar Kuvendin se po miraton me procedurë të përshpejtuar projektligje që, sipas saj, janë të panevojshme, ndërsa...

Aksident i rëndë në orët e para të mëngjesit në Besi të Prishtinës/ “Janë...

0
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së enjtes në fshatin Besi, në Prishtinë, ku si pasojë...