12.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Goditet grupi kriminal nga Kosova që trafikonte armë , destinacioni Greqia

Policia e Tiranës ka arritur të godasë një grup kriminal të trafikut të armëve nga Kosova drejt Shqipërisë, në një operacion të suksesshëm të zhvilluar sot. Ky grup dyshohet se ka qenë aktiv për më shumë se një vit, duke trafikonte armë zjarri, kryesisht pistoleta, në qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe më tej drejt Greqisë për llogari të grupeve kriminale.

Detajet e Operacionit dhe Përgjimet

Prej shtatë muajsh, grupi ka qenë nën përgjim nga Policia e Tiranës. Grupi përbëhej nga dy kushërinjtë Blerim Krasniqi dhe Muhamed Krasniqi, të cilët përdornin linjën e autobusëve në pronësi të Edonis Thaçit për të transportuar armët. Edonis Thaçi ishte në dijeni të plotë të aktivitetit kriminal dhe bashkëpunonte me të tre personat e tjerë të arrestuar.

Armët që trafikoheshin nga ky grup kriminal përfshinin kryesisht pistoleta, të cilat futeshin në Shqipëri dhe shpërndaheshin në qytetet Tiranë, Vlorë, Sarandë dhe Korçë. Ka dyshime të forta se një pjesë e armëve që arrinin në Tiranë, dërgoheshin më pas në Greqi për të furnizuar grupe kriminale atje.

Blerim dhe Muhamed Krasniqi organizonin futjen e armëve në autobusët e Edonis Thaçit, i cili gjithashtu merrte pjesë aktive në trafikimin e armëve. Autobusët përdoren për të transportuar armët në mënyrë të fshehtë dhe të sigurt përmes kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Në operacionin e koduar “Transportuesi2”, policia sekuestroi 10 pistoleta, 10 krehra dhe një sasi të konsiderueshme municioni luftarak. Arrestimet u bënë në një vendparkim autobusësh në Lundër, ku grupi kriminal po përpiqej të shiste armët në Tiranë për shifra që varionin nga 1500 deri në 3000 euro.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...

Atentati në Balldren, gjenden prova të reja – “Volkswagen Polo” i autorëve, gëzhoja dhe...

0
Vijojnë hetimet për zbardhjen e atentatit të ndodhur më 26 prill 2026 në fshatin Balldren, ku mbetën të vrarë bashkëshortët Kreshnik dhe Gentjana Mujeci....

Arrestimi i Ervin Matës në Brazil, Anila Hoxha: SPAK nis hapat për ekstradim, Shqipëria...

0
Gazetarja Anila Hoxha ka komentuar arrestimin në Brazil të Ervin Matës, i cili akuzohet për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine...

Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit në Lezhë – ishte proceduar dy javë më parë...

0
Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit të së dielës, rezulton se dy javë më parë është proceduar penalisht për kanosje për shkak të detyrës. Burime nga...