10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Gjykata e Peruxhias miraton ekstradimin e Davide Pecorellit në Shqipëri, pasi inskenoi vdekjen e tij

Gjykata e Peruxhias ka dhënë dritën jeshile për ekstradimin e Davide Pecorellit në Shqipëri. 49-vjeçari u dënua nga Gjykata e Shkodrës me 4 vite burg muajin e kaluar për një seri akuzash të rënda.

Në tetor 2022, prokuroria e Pukës mbylli hetimet dhe akuzoi italianin për pesë vepra penale: “Mashtrim” në bashkëpunim, “Dhunimi i varreve”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Ekstradimi i Pecorellit u kërkua nga Prokuroria e Pukës. Ngjarja që tërhoqi vëmendjen filloi kur Davide Pecorelli u zhduk në janar të 2021 në Pukë. Automjeti që ai kishte marrë me qira u gjet i djegur dhe brenda tij u gjetën mbetje skeletore. Autoritetet italiane dhe shqiptare filluan një hetim të gjerë për të mësuar se çfarë kishte ndodhur me biznesmenin.

Në një kthesë dramatike, më 17 shtator 2021, Davide Pecorelli u shfaq i gjallë dhe i shëndoshë në një gomone pranë ishullit Montecristo, duke deklaruar se gjatë këtyre 9 muajve ai kishte qenë në kërkim të një thesari.

Me një intinerar që filloi nga Rinasi drejt Shkodrës dhe më pas në Pukë, Pecorelli humbi gjurmët duke djegur një automjet brenda të cilit kishte vendosur një skelet të marrë nga një varr në varrezat e Pukës. Ky incident shkaktoi një shqetësim të madh mes hetuesve të dy vendeve, të cilët zbarkuan në Pukë për të zbuluar të vërtetën.

Gjatë hetimeve, u zbulua se eshtrat e gjetura në automjetin e djegur nuk përkonin me ADN-në e familjes Pecorelli, duke sjellë edhe më shumë dyshime dhe komplikime në këtë rast të ndërlikuar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...