25.5 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Gjykata e Tiranës lë në fuqi masat e sigurisë për personat akuzuar për Mashtrimin me Mikrokreditë

Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi masat e sigurisë për 9 persona të akuzuar për mashtrimin përmes mikrokredive të mijëra qytetarëve. Nga këta, 5 persona janë në arrest në burg, ndërsa 4 janë në arrest shtëpie.

Personat e arrestuar janë Arben Meskuti, Aldo Daka, Albert Gegaj, dhe Edmond Mati, të cilët janë administratorë të shoqërisë Star-FS. Ndërsa Elda Ibro dhe tre përmbarueset Jorsida Dervishi, Alketa Tanushi, dhe Kejda Seferi janë në arrest shtëpie. Arben Kote është ende në kërkim nga policia.

Ky grup i personave është akuzuar për vjedhje dhe shpërdorim detyre në lidhje me skandalin e mikrokredive. Ata akuzohen për krijimin e skemave piramidale që shfrytëzonin qytetarët dhe për marrjen e kredive të këqija nga bankat, duke u detyruar qytetarët të merrnin kredi të tjera për të mbyllur borxhet e tyre. Kjo skemë shkaktoi dëme për mijëra qytetarë.

Procedimi penal për këtë skandal nisi në vitin 2020, dhe gjatë hetimeve u zbulua se shoqëritë e përfshira morën kredi të këqija me shumën totale prej rreth 7.3 milionë euro.

Banka e Shqipërisë ka revokuar licencat e dy subjekteve financiare jobanka, shoqëritë “Final” dhe “Micro Credit Albania”, përkatësisht me administratorë Arben Meskutin dhe Elda Ibron.

Një nga përmbaruesit e arrestuar për skandalin e mikrokredive gjatë seancës për masën e sigurisë në Gjykatën e Tiranës tha se ai është thjesht rrogtar me pagë qesharake.

“Po gjykohen si në komunizëm, kanë ushtruar aktivitet të ligjshëm dhe se nga ana e përmbaruesve janë zbatuar detyrimet. Jam thjesht një rrogtar me një pagë qesharake”, deklaroi një nga personat e akuzuar që ka punuar si përmbarues.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...