5.5 C
Tiranë
Saturday, November 23, 2024
spot_img

Përkujtim për Dritan Hoxhën në 16-vjetorin e ikjes së tij, “Meritoje të jetoje më gjatë “

Në këtë ditë të veçantë të 16-vjetorit të ikjes së të atit, Lori Hoxha, në një postim të ndjeshëm në rrjetin e saj social Instagram, shpreh ndjenjat e saj për humbjen e dashurisë së saj.

“Ndoshta s’do isha bërë kjo që jam po të më kishe shoqëruar 16 vitet e fundit e megjithatë do ta zgjidhja çdo herë atë rrugë. Vazhdo të më japësh shenja. I shoh dhe të ndjek, e sa më shumë punoj për ëndrrat e tua aq më shumë të ndjej afër“, shkruan ajo.

Me fjalë të ndjera dhe të sinqerta, Lori përshkruan si mërgimin e dashurisë së saj për të atin, duke e përshkruar atë si një udhëtar që ende ndjek dhe të cilin e ndjen pranë saj në çdo hap që bën.

Dritan Hoxha u nda nga jeta më 23 maj 2008, pas një aksidenti tragjik në Tiranë. Ndërsa të gjithë kujtojnë kujtimet e tij, Lori Hoxha vazhdon të ndjejë praninë dhe frymën e tij, duke e kujtuar dhe e përshëndetur atë në këtë ditë të veçantë të 16-vjetorit të ikjes së tij.

“Babit, në përvjetorin e ikjes së tij. I shkrova Sarës në mëngjes që ndihem në faj që nuk jam më e trishtuar për ikjen tënde, në faj që ndoshta hapësira midis momenteve kur të kujtoj do zgjatet sa më shumë vite kalojnë.

E ndërkohë që shkruaja, m’u mbushën sytë me lot e m’u mbush gjoksi me mall. Në fakt ajo që besoj unë ka ndodhur është që nuk e lejoj më dashurinë për ty, të papërdorur e pafalur, të më plasi shpirtin, por e çoj aty ku do dojë ti që ne të gjithë ta çonim dashurinë për ty, tek familja dhe Top Channel.

Meritoje të jetoje më gjatë e të shijoje me ne çdo kujtim, por siç na pelqen ta themi ne ndonjëherë për hir të të pandryshueshmes është që ike në ngritje pa e parë kurrë majën por as tatëpjetën.

Ndoshta s’do isha bërë kjo që jam po të më kishe shoqëruar 16 vitet e fundit e megjithatë do ta zgjidhja çdo herë atë rrugë. Vazhdo të më japësh shenja. I shoh dhe të ndjek, e sa më shumë punoj për ëndrrat e tua aq më shumë të ndjej afër”, shkruan ajo.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT