13.5 C
Tiranë
Saturday, May 30, 2026
spot_img

Rama kërkon mbështetjen e opozitës për rezolutën kundër korrupsionit: PS mbetet forca e ndryshimit dhe vetëndryshimit

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Kuvend lidhur me projekt-rezolutën kundër korrupsionit, u bëri thirrje opozitës për ta votuar këtë nismë. Rama theksoi se Partia Socialiste (PS) nuk është e lodhur nga pushteti apo vetëkënaqësia, por përkundrazi ka një fuqi të brendshme për të ndryshuar vendin dhe për vetëndryshimin e vazhdueshëm, duke qenë opozitë e vetvetes.

“Siç nuk u ndal reforma në drejtësi, as kjo nuk ndalet. Votoni projekt-rezolutën dhe nëse nuk gjeni forcën, mos bojkotoni komisionin që do të ngrihet menjëherë pas miratimit,” tha Rama.

Rama shpjegoi se PS ka treguar në vazhdimësi se vendimet e saj janë të menduara mirë dhe me qëllim të përmirësimit të situatës në vend. “Jo sepse jam më i zgjuar se ju, por sepse nuk keni dashur kurrë të mësoni se vendimmarrjen me shikimin deri te hunda, rrugën që duket e shkurtër ta bëjnë pafundësisht të gjatë. Ndaj ne jemi këtu e ju aty,” theksoi ai.

Kryeministri përmendi gjithashtu se reformat e nisura 10 vite më parë do të përfundojnë brenda 5 viteve të ardhshme, me një synim të qartë që flamuri shqiptar të vendoset në oborrin e Bashkimit Evropian në Bruksel.

“Me mend në kokë! Keni ende shumë për të parë. Ajo që kemi nisur 10 vite më parë të bitiset 5 vite më pas kur flamuri shqiptar, doni apo jo ju, do ngulet në oborrin e BE në Bruksel,” përfundoi Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Më tha se fëmija s’ishte i imi” – rrëfimi në gjykatë i shqiptarit që...

0
Detaje të rënda janë zbardhur në një proces gjyqësor në Greqi, ku po gjykohet Kastriot Cenko, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij,...

‘Kam një surprizë te stallat’ – Ilir Shaqiri ndez dyshimet për 10 mijë eurot...

0
Kërkimi për 10 mijë eurot e fshehura në formatin “Ferma VIP” ka marrë një kthesë të papritur, pasi dyshimet tani janë përqendruar te Ilir...

‘Ar i zi’ që rritet në Shqipëri shitet deri në 3000 dollarë/kg – tartufi...

0
Një produkt natyror i rrallë që rritet në disa zona të Shqipërisë po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e tregut ndërkombëtar, duke u...

17-vjeçari vdes pas plagosjes në Kamzë – ‘Arma u shkrep aksidentalisht brenda banesës’, shokët...

0
Ka përfunduar në tragjedi ngjarja e rëndë e regjistruar më 24 maj në periferi të Tiranës, ku një 17-vjeçar i plagosur me armë zjarri...

Cllevio në GJKKO për çështjen e Laert Haxhiut: ‘Noizy të vijë këtu të përballet’...

0
Reperi Kleviol Ahmeti, i njohur si Cllevio, është paraqitur këtë të enjte në Gjykatën e Posaçme (GJKKO), në kuadër të procesit gjyqësor që lidhet...