7.5 C
Tiranë
Saturday, November 23, 2024
spot_img

Arrestohet një 22-vjeçar për vjedhje në Lushnjë, u kap në flagrancë në banesë

Një 22-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Lushnjë, teksa përpiqej të vidhte në një banesë. I riu, me inicialet E.D., i cili ka qenë i dënuar më parë për vjedhje, u kap nga policia në katin e dytë të banesës ku po kryente aktin e paligjshëm.

Njoftimi i Policisë:

Lushnjë

U kap në flagrancë, në banesën ku kishte hyrë për të vjedhur, vihet në pranga 22-vjeçari.

Si rezultat i ndërhyrjes së shërbimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë, menjëherë pas njoftimit nga një shtetas, se po tentohej të vidhej në banesën e tij, në lagjen “Skënder Libohova”, u bë i mundur arrestimi i autorit të këtij rasti:

E. D., 22 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje.

Shërbimet e Policisë e kapën 22-vjeçarin në flagrancë, në mbrëmje, në katin e dytë të banesës ku kishte hyrë për të vjedhur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”, mbetur në tentativë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT