5.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Gazetari Igli Çelmeta: Ervis Martinaj kërcënohej disa ditë para zhdukjes

Gazetari Igli Çelmeta ka zbuluar detaje të reja mbi zhdukjen e Ervis Martinaj, duke theksuar se ai kishte marrë kërcënime disa ditë para zhdukjes. Sipas Çelmetës, pas vrasjes së kushëririt të tij, Brilant Martinaj, dhe atentatit ndaj krahut të djathtë Ylli Ibrahimi, Ervis Martinaj ishte paralajmëruar se ai do të ishte viktima e ardhshme.

Deklarata e Igli Çelmetës:


“Pas disa ngjarjeve të rënda kriminale, vrasja e kushëririt në 17 korrik, atentati ndaj krahut të djathtë Ylli Ibrahimi dhe 1 javë më pas, këtë informacion e ka edhe Policia e Shtetit, Ervis Martinajt i kanë çuar fjalë, duke e kërcënuar, i kanë thënë që ‘tashmë radhën e ke ti’. Janë bërë bashkë disa banda kriminale, ka edhe implikim të Policisë së Shtetit në këtë ngjarje, punonjës të cilës. Policia e Shtetit e di të vërtetën për Ervis Martinajn, por nuk e thotë.”

Çelmeta theksoi se Policia e Shtetit ka dijeni për të vërtetën mbi zhdukjen e Ervis Martinaj, por nuk e zbulon atë për shkak të përfshirjes së anëtarëve të grupeve kriminale, efektivëve të policisë dhe njerëzve nga politika. Sipas tij, përfshirja e zyrtarëve të policisë dhe drejtuesve të saj që merrnin haraçin nga Martinaj, bën që kjo ngjarje të mos zbardhet kurrë.

Konteksti i Zhdukjes:

Ervis Martinaj u zhduk më 9 gusht 2022 dhe që atëherë, fati i tij mbetet mister. Ai ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, pasi i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani tha se Martinaj i kishte ofruar një ‘çek të bardhë’ në këmbim të ‘kokës’ së Indrit Dokles. Përfshirja e drejtuesve të policisë dhe implikimet e mundshme në krimin e organizuar dhe lojërat e fatit, kanë komplikuar zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Zhdukja e Ervis Martinaj mbetet një nga misteret më të mëdha të botës së krimit në Shqipëri. Me implikime të mundshme nga ana e grupeve kriminale dhe policisë, është e vështirë të parashikohet nëse kjo çështje do të zbardhet ndonjëherë plotësisht.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...