Një 49-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia pasi është autori i dyshuar i mbjelljes së një sasie fidanësh dhe bimësh narkotike në fshatin Gruemirë në Malësinë e Madhe.
Si rezultat i kontrolleve në kuadër të megaoperacionit ‘Territor i pastër’, policia gjeti 321 fidanë të mbjella dhe 52 bimë narkotike, të cilat u sekuestruan në ambientet e një objekti në pronësi të P.C., 49 vjeç. Vijon puna për kapjen e 49-vjeçari
‘Si rezultat i kontrolleve të imtësishme në të gjithë territorin e qarkut dhe punës së inteligjencës policore, në kuadër të megaoperacionit “Territor i pastër”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në fshatin Gruemirë, gjetën të mbjella 321 fidanë dhe 52 bimë narkotike. Gjithashtu, në këtë territor, në ambientet e objekti në pronësi të shtetasit P. C., u gjetën disa bimë narkotike në proces tharjeje dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.’, njofton ndër të tjera policia.