Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet fillimisht në orët e para të ditës i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare.
Nga orët e mesditës dhe më pas deri në orët e vona të pasdites mot me kthjellime dhe vranësira deri të dendura. Vranësirat e dendura të pas orëve të mesditës do të shoqërohen me reshje shiu me intenistet të ulët ndërsa në relievet kodrinore – malore këto reshje në formën e rrebesheve dhe shtrëngatave.