34.7 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Video/ Aksident në Rrugën e Arbrit: Shoferi dërgohet në pranga pas deklaratës së rreme për ngjarjen

Ditën e djeshme në bypass-in e Rrugës së Arbrit ndodhi një aksident automobilistik. Furgoni i drejtuar nga Ajet Lila, 55 vjeç, doli nga rruga duke lënduar 5 persona, njëri prej të cilëve shkoi në Spitalin e Traumës në kryeqytet.

Shoferi 55-vjeçar përpara policisë dha një dëshmi të rremë, duke thënë se furgonit të tij iu pre rruga nga një makinë tjetër, për shkak të së cilës humbi kontrollin duke u kthyer furgoni përmbys.

Por sipas kamerave të sigurisë, policia fakton se furgonit nuk i është ndërprerë rruga nga asnjë makinë, por ka humbur kontrollin vetvetiu dhe ka dalë nga rruga. Gjithashtu, gjatë kryerjes së veprimeve hetimore dhe procedurale për aksidentin, shtetasi A. L. ka dhënë deklarim të rremë, se një automjet tjetër i kishte ndërprerë rrugën dhe ishte bërë shkak për këtë aksident.

Ende nuk dihet saktësisht pse 55-vjeçari humbi kontrollin, por pas këqyrjes së kamerave të sigurisë, ai është vënë në prangat e policisë. Ndërsa shtetasit e lënduar nga aksidenti tashmë janë larguar nga spitalin pasi kanë marrë shërbimin mjekësor, vetëm njëri prej tyre edhe po merr ndihmën mjekësore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...