20.5 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Kapen 3 shqiptar ne Greqi, ju gjenden 25 kilogram kanabis ne banesë

Tre shqiptarë të moshës 59, 33 dhe 27 vjeç janë arrestuar nga efektivët e Prokurorisë së Narkotikëve ditën e hënë në Athinë, pasi gjatë kontrollit në banesë iu gjetën 25 kilogramë kanabis. Kapja e tyre u bë në lagjen Vari të kryeqytetit helen.

Sipas mediave greke, pas hetimeve në lidhje me aksionin e të pandehurve në trafikun e drogës në zonën e gjerë të Atikës, punonjësit e policisë së Prokurorisë së Narkotikëve i kanë identifikuar dhe vërtetuar aktivitetin e tyre kriminal.

Nga kontrollet e kryera në shtëpitë e tyre, janë gjetur dhe konfiskuar:

– 25 kg dhe 270 g. kanabis i papërpunuar,
– 1 kg e 575 gram kanabis i përpunuar,
– 48 gram kokainë,
– 1 pistoletë,
– 92 fishekë,
– 4 peshore elektronike precize,
– Shumë prej 68,430 euro,
– 1 makinë,
– 3 celularë.

Të arrestuarit u dërguan në Prokurorinë Penale të Athinës për hetim të mëtejshëm.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“U dhunuan pasi denoncuan parcelën me 15 mijë rrënjë kanabis?” Sulmi ndaj çiftit në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Fushë-Arrëzin, ku bashkëshortët Skënder dhe Bardhe Nika janë dhunuar brutalisht nga persona ende të paidentifikuar. Sipas raportimeve mediatike, një...

“O është çmendur Europa, o ka diçka që nuk shkon me protestuesit”/ Rama reagon...

0
Parlamenti Europian ka rrëzuar amendamentin që lidhej me Sazanin dhe Zvernecin në rezolutën për Shqipërinë, duke miratuar dokumentin final me shumicë dërrmuese votash. Pas këtij...

Tragjike në Lushnjë/ Humb kontrollin e mjetit bujqësor, fermeri 65-vjeçar humb jetën në vend

0
Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Lushnjës, ku një fermer ka humbur jetën gjatë punës me mjet bujqësor. Viktima është...

“Tentoi të grabiste ‘Big Market’, përplaset me policinë”/ Momenti kur i dyshuari shoqërohet me...

0
Një incident është regjistruar në ambientet e një supermarketi “Big Market”, ku një person i dyshuar për tentativë grabitjeje është përfshirë në një përplasje...

“Lilo & Stitch” dhe “The Ring” në zi/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare aktorja...

0
Aktorja amerikane Daveigh Chase, e njohur për rolin e frikshëm të Samara Morgan në The Ring dhe si zëri i Lilo-s në Lilo &...