8.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Shkodër/ Megaoperacion kundër kultivimit të kanabisit: 10,536 bimë dhe 728 fidanë asgjësuar

Një operacion anti-kanabis i shtrirë në territorin e qarkut të Shkodrës ka çuar në zbulimin e 5 parcelave me kanabis, ndërsa në total janë gjetur dhe asgjësuar 10,536 bimë dhe 728 fidanë kanabisi. Kontrollet janë ushtruar në zonat e pyllëzuara të Shkodrës, Malësisë së Madhe dhe Vaut të Dejës.

170 punonjës policie u angazhuan në total për kontrollin e këtyre zonave, ndërsa janë përdorur edhe 6 dronë të cilësisë së lartë, që kanë ndihmuar në fiksimin e imazheve për të zbuluar parcelat me drogë.

Në Dukagjin, Shalë dhe Postribë u gjetën dhe u asgjësuan 6600 bimë narkotike. Në njësinë administrative Kelmend, Malësi e Madhe, u gjetën dhe u asgjësuan 3528 bimë kanabisi dhe 728 kubikë me fidanë narkotikë. Në Vaun e Dejës, u gjetën dhe u asgjësuan 408 bimë kanabisi.

Policia nuk ka mundur që të arrestojë asnjë prej kultivuesve, por thotë se ka gjetur prova që kanë çuar në identifikimin e tyre dhe po punohet për kapjen. Po ashtu ka edhe persona të vënë në hetim.

Gjatë kësaj faze të megaoperacionit, grupet hetimore, gjatë këqyrjes së vendngjarjeve, kanë gjetur prova materiale dhe gjurmë që do të çojnë në identifikimin e autorëve të kultivimit dhe financuesve të kësaj veprimtarie kriminale.

Operacioni u përshëndet edhe nga ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ndërsa shkruan se lufta kundër kultivimit dhe trafikimit të drogës është prioritet.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...

Ina akuzon banoret e “Big Brother”: “Dollapi im u bastis pas daljes sime”

0
Ish-konkurrentja e “Big Brother”, Ina, ka hedhur akuza të forta ndaj banorëve që vazhdojnë garën, duke i akuzuar për marrjen pa leje të veshjeve...

“Kur ofendon një vajzë dy herë, ke ofenduar familjen” – Babai i Selin Bollatit...

0
Në emisionin “Fan Club”, babai i Selin Bollati, Toni Bollati, ka komentuar situata të tensionuara brenda shtëpisë së “BBV 5”. Ai ka bërë të...

“Mesazhi është vetëm bashkim dhe vetëm bashkim”, Ardit Qylybyli kryetar i PD-së në Shkodër

0
Ardit Qylybyli është shpallur fitues i zgjedhjeve për kryetar të degës së Partia Demokratike në Shkodër, duke marrë 1,083 vota, ndërsa kandidati tjetër, Gentian...