34.7 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Avokati Sokol Mëngjesi sulmohet:Dogjani tek ‘Komisoni i Ligjeve’: Bandat dhe krimi nuk ka frikë nga ligji!

Dy persona ende të paidentifikuar kanë dhunuar avokatin Sokol Mëngjesin, njohur edhe si një nga avokatët e ish kryeministrit Sali Berisha. Kjo ngjarje u diskutua në mbledhjen e sotme të Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.

Deputeti i PD-së, Asllan Dogjani, kërkoi arrestimin e autorëve sa më parë, duke e dënuar ngjarjen në mbledhjen e komisionit. Kryetarja e Komisionit, Klotilda Bushka, gjithashtu dënoi aktin e dhunës dhe u shpreh se organet e rendit po punojnë për zbardhjen e saj.

Një avokat është goditur me levë në mes të bllokut ditëne sotme dhe kjo tregon se bandat dhe krimi nuk ka frikë nga ligji dhe se qytetarët janë të pasigurte në këtë vend. E dënoj këtë dhunë të ushtruar ndaj avokatit dhe i kërkoj organeve ligjzbatuese që personat përgjegjës të vihen para përgjegjësisë penale”, tha Asllan Dogjani.

Ndërkohë, Bushka shtoi: “Dënojmë aktin e dhunës. Thirrje organeve të nxjerrin para përgjegjësisë fajtorët, pa dalë ne në konkluzione. Jam e bindur që organet e drejtësisë po punojnë për të zbardhur të vërtetën. Uroj që zoti Mëngjesi të rikuperohet.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...