25.5 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Skandal në Policinë Shqiptare: Shefi i Sektorit në AMP,në kërkim për denigrim dhe shantazh përmes portalit

Policia e Tiranës ka njoftuar sot (30 maj) se Shefi i Sektorit në AMP, Kushtrim Selimi, është shpallur në kërkim, ndërsa dy persona të tjerë, zyrtarja e AMP Rexhina Omeri dhe gazetari Ervis Hasanaga, janë arrestuar. Këta persona akuzohen për denigrim dhe shantazh të drejtuesve të lartë të Policisë përmes një portali të krijuar për të ushtruar presion dhe përfitim personal.

Ambiciet për Drejtor

Portali i quajtur “shipneës.info” publikonte shkrime të rreme për drejtuesit e lartë të Policisë, si Muhamet Rrumbullaku, Neritan Nallbati, Rebani Jaupi, dhe Florjan Sulejmani, me qëllim denigrimin e figurës së tyre në publik. Qëllimi i Selimit ishte të bëhej drejtor përmes presionit të krijuar nga këto shkrime.

**Nisja e Hetimeve**

Hetimet nisën pas një denoncimi nga një person i denigruar nga shkrimet në portalin “shipneës.info”. Krimi Kibernetik dhe Agjencia e Mbikqyrjes Policore filluan hetimet ndaj zyrtarëve të AMP Regina Omeri, Kushtrim Selimit, dhe gazetarit Ervis Hasanaga. Gjatë hetimeve, rezultoi se këta tre shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ndryshonin dhe fshinin të dhëna kompjuterike në formate teksti, për krijimin e të dhënave të rreme ndaj disa titullarëve të institucioneve, duke denigruar figurën e tyre dhe duke i paraqitur si autentike në faqe interneti.

**Mesazhet e Shantazhit**

Në celularët e të arrestuarve u gjetën mesazhe komunikimi me persona të tjerë, ku qëllimi ishte vendosja e gjobave për të fshirë lajmet e rreme. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy celularë. Policia vijon punën për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Operacioni “Antonimet

Operacioni u kodua “Antonimet”, dhe policia informoi se hetimet do të vazhdojnë për të zbardhur të gjitha detajet e kësaj veprimtarie kriminale dhe për të ndaluar të gjithë të përfshirët.

Policia e Tiranës kërkon ndihmën e publikut për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorëve, duke vënë në dispozicion shumën prej 20,000 euro. Informacioni mund të jepet në numrin telefonik pa pagesë 112, si dhe në numrin celular +355694111546 (telefon ose WhatsApp).

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...