21.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Dorjan Aliaj pranon sulmin ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, tregon se ishte porositur nga Dritan Nano

Dorjan Aliaj, njëri prej autorëve të sulmit ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, ka dhënë një deklaratë para hetuesve duke treguar me detaje se plani ishte i mirëorganizuar dhe porositur nga Dritan Nano.

Aliaj u vetëdorëzua pasditen e 29 majit, vetëm pak orë pas ngjarjes së rëndë ku ai dhe dy miqtë e tij sulmuan me sende të forta avokatin Mëngjesi në zonën e ish-Bllokut.

Para hetuesve, Aliaj ka pranuar se ishte pjesë e sulmit ndaj avokatit Mëngjesi. Sipas tij, ata kishin planifikuar dhe ndjekur avokatin, duke komunikuar vazhdimisht me agresorët e tjerë për lëvizjet e tij. Ai gjithashtu ka pranuar se dhuna ka ndodhur si pasojë e konfliktit të lindur mes tyre dhe avokatit për pagesat e kontratës për pronën.

Aliaj ka thënë se synonin të bëjnë presion Mëngjesit që të tërhiqet nga gjyqi që kishte hapur për të marrë detyrimet sipas kontratës. Mëngjesi kishte fituar gjyqin kundër Nanos dhe përmbarimi kishte bllokuar pronën e tij, duke mos e lejuar që të vijojë shitja.

Ai ka pretenduar para hetuesve se ai dhe miqtë e tij, duke përfshirë Dritan Nanon, kishin përgatitur dhunën si një mesazh ndaj Mëngjesit. Megjithatë, ata nuk kishin pritur që situata të eskalohej dhe avokati të merrte dëme të rënda.

Nga ana tjetër, Dritan Nano ka mohuar të jetë organizatori i ngjarjes, duke refuzuar të bashkëpunojë me hetuesit, megjithëse ata janë të bindur se ai është organizatori kryesor.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...