8.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

“Çfarë kam bërë që më mbani në burg”, Gjykata e Apelit konfirmon vendimin për burgim për Erdys Arrazi

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën e arrestit në burg për Erdys Arrazin, i akuzuar për shtytjen e bashkëshortes së tij, Alma Arrazi, drejt vetëvrasjes. Tridhjetenjëvjeçari do të qëndrojë në qeli, pasi Alma Arrazi vetëmbyt në lumin Bunë të Shkodrës së bashku me tre fëmijët e saj të mitur.

Gjatë seancës, Erdys Arrazi shpërtheu në lot duke deklaruar pafajësinë e tij dhe duke shprehur dhimbjen për humbjen e fëmijëve të tij. “Ju lutem shikoni gjendjen time! S’kam vajtur hala te varri i fëmijëve. Çfarë kam bërë që më mbani në burg, të paktën të di çfarë kam bërë,” u shpreh ai.

Arrazi u transportua herët në mëngjes nga burgu i Reçit dhe ishte i pranishëm në seancë së bashku me avokatin e tij. Të pranishëm ishin edhe familjarë të tij. Akuza ndaj Arrazit është për veprën penale “Shkaktim i vetëvrasjes”, duke u bazuar në dyshimet se 39-vjeçarja Alma Arrazi mori aktin ekstrem për shkak të dhunës së vazhdueshme psikologjike dhe tradhtisë nga bashkëshorti.

Ngjarja tragjike ndodhi më 2 maj 2023, kur Alma Arrazi mori tre fëmijët përdore – Arditin 3 vjeç, Gresin 7 vjeçe dhe Ergesën 9 vjeçe – dhe u vetëmbyt në lumin Buna. Trupat e fëmijëve dhe nënës u gjetën gjatë një periudhe tre-ditore kërkimesh nga polumbarët, pas zbulimit të trupit të vajzës së parë nga një peshkatar.

Alma Arrazi u varros në Durrës pranë nënës së saj, ndërsa fëmijët e saj prehen në Shkodër. Kjo ngjarje ka shkaktuar një tronditje të madhe në komunitet dhe ka ngritur pyetje mbi shkaqet që çuan në këtë tragjedi të paprecedent.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...