19.5 C
Tiranë
Saturday, April 11, 2026
spot_img

Kuvendi miraton raportin vjetor të Institutit për krimet dhe pasojat e komunizmit

Kuvendi sot miratoi me 81 vota pro, 1 abstenim dhe zero kundër Raportin vjetor të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri për vitin 2023.

Ndërkohë para votimit deputetët u përfshinë në debat. Plot 35 vite pas rënies së komunizmit në Parlamentin shqiptar vijojnë ende akuzat mes maxhorancës dhe opozitës se në Kuvend ndodhen sekretarët e periudhës së diktaturës.

Në foltoren e Kuvendit deputeti i PD-së Tomor Alizoti kujtoi vuajtjet në SPAÇ ndërsa sot thotë në parlament janë zyrtarë të ish periudhës komuniste. Sekretarët e Rinisë guxojnë sot të flasin për të vdekurit e Spaçit, të flasin sot për Tom Ndojën që i nxorën sytë dhe eksperimentuan, flasin sot për nënat që nxisnin maloret e Spaçit, ku dhe unë si bebe ngjitesha me ata ju guxoni sot të flisni. Po ju duhet të heshtni për 1 mijë vjet për ca i keni bërë këtij kombi. Më jepni 5 minuta të flas për 500 mijë vuajtje të kombit shqiptar, për Qafën e Barit.

Komunizmi arriti një gjë në Shqipëri dhe është i suksesshëm, prodhoi banalitet, ju prodhoi juve. Ju jeni banaliteti i Shqipërisë. Kolegë të nderuar kush e ndjen, një minutë heshtje për ata që janë pa varre dhe i vrau komunizmi”, tha Alizoti.

Kërkesa e tij për 1 minutë heshtje për viktimat e komunizmit u respektua nga pak deputetë të opozitës që ishin në sallë, ndërsa ministri Brendshëm, Taulant Balla replikoi duke e quajtur të padrejtë.

“Ky që sapo foli, është modeli më i keq i atyre që familjarët e të cilëve e kanë vuajtur komunizmin në kurriz, dhe ky shkon ditë për ditë poshtë ballkonit të ‘Sekretarit të partisë’, i cili komunizmit ia ka parë hajrin më shumë se të gjithë ne këtu. Nuk ke këtu, asnjëri nga ne, babai i të cilit, se unë moshën s’e kam, të ishte në varkën personale të Enver Hoxhës!’ tha Alizoti.

Në shenjë proteste, deputetja e PD Flutura Açka ka vendosur fotot e Stalinit dhe të Leninit në sallën e Kuvendit.

“Të dy palët politike kemi luajtur me ish-të përndjekurit, ne të djathtët me arnime ligjesh, me duartrokitje, e duke ua përdorur kauzat dhe votat, dhe ju të majtët, mbase me të drejtën tuaj ideologjike, i keni ndarë dhe përçarë në mënyrë perfide” tha Açka.

Përplasja vijoi më pas për Sali Berishën.

Deputeti socialist Petro Koçi paralelizoi historinë e PD-së me flimin e regjisorit shqiptar, Saimir Kumbaro.

E gjithë historia e PD-së është si te filmi ‘Vdekja e Kalit’ ku komisari politik u shndërrua në shef politik të opozitës së atëhershme….. Është e njëjta dorë që bëri 14 shtatorin, është e njëjta dorë që bëri 21 janarin. Është e njëjta dorë që hodhi molotovin pardje, e njëjta dorë dhe vazhdon komunisti

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Shenjat e horoskopit që vendosin logjikën mbi emocionet

0
Disa persona njihen për mënyrën e tyre të ftohtë dhe të kontrolluar të reagimit, duke zgjedhur gjithmonë arsyen përpara ndjenjave. Edhe pse shpesh perceptohen...

Fushë-Krujë/ Konflikti për pronën përfundon në vrasje, 41-vjeçari qëllohet me armë gjahu; autori në...

0
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e 41-vjeçarit Artur Çangu, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 10 prillit në fshatin Viron, në...

Francë/ Babai mban të mbyllur djalin 9-vjeçar në furgon për më shumë se një...

0
Një rast tronditës abuzimi me një të mitur është zbuluar në Francën lindore, ku një djalë 9-vjeçar u gjet i mbyllur në një furgon,...

Horoskopi ditor, e Shtune, 11 Prill 2026

0
♈ Dashi Ndihesh më i qetë dhe më i kthjellët. Është moment i mirë për të reflektuar dhe për të rregulluar planet. ♉ Demi Stabiliteti dhe siguria...

Parashikimi i motit, e Shtunë, 11 Prill 2026

0
Më 11 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i qëndrueshëm dhe tipik pranveror, me kushte të favorshme në pjesën më të madhe të territorit. Gjatë...