17.5 C
Tiranë
Saturday, May 30, 2026
spot_img

Dhunimi i avokatit Sokol Mëngjesi, Meta: “Akt kriminal”!, Drejtori i Policisë vizitojnë avokatin tek Trauma

Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, dhe zv.drejtori Alket Shatro vizituan këtë mëngjes avokatin Sokol Mëngjesi në spitalin e Traumës. Mëngjesi u dhunua rëndë më 29 maj për shkak të detyrës dhe gjendja e tij shëndetësore mbetet kritike.

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, dënoi sulmin ndaj avokatit duke e cilësuar një akt kriminal. Meta theksoi se banditët trimërohen për shkak se shteti është nën kontrollin e një kryehorri, duke iu referuar kryeministrit Edi Rama. “Një akt kriminal, akt i qëllimshëm. Nuk ka asnjë justifikim, dihet nga vjen trimërimi i këtyre horrave dhe banditave. Nga fakti që shteti është kapur nga një kryehorr”, deklaroi Meta.

Nesër pritet të dalë para gjykatës Dritan Nano, i cili është arrestuar si organizatori i dhunës barbare ndaj avokatit. Sokol Mëngjesi mbetet ende në koma në spital. Bashkë me Nanon, për masë sigurie del dhe dhëndri i tij, Dorian Alia, i cili është një nga dhunuesit. Tre persona të tjerë janë ende në kërkim.

Sipas hetimeve, avokati Mëngjesi u sulmua mëngjesin e 29 majit sapo la djalin në kopsht në zonën e ish-bllokut. Dorian Alia, 32-vjeç, u vetëdorëzua pas ngjarjes së rëndë dhe dha dëshmi që faktoi dyshimet e policisë se pas dhunës fshihet Dritan Nano. Nano, 58-vjeç, nuk pranonte të likuidonte avokatin sipas kontratës që kishin firmosur, pasi Mëngjesi fitoi gjyqin për pronën e një familje me tetë trashëgimtarë, ku sot janë ndërtuar kulla te Diga e Liqenit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Më tha se fëmija s’ishte i imi” – rrëfimi në gjykatë i shqiptarit që...

0
Detaje të rënda janë zbardhur në një proces gjyqësor në Greqi, ku po gjykohet Kastriot Cenko, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij,...

‘Kam një surprizë te stallat’ – Ilir Shaqiri ndez dyshimet për 10 mijë eurot...

0
Kërkimi për 10 mijë eurot e fshehura në formatin “Ferma VIP” ka marrë një kthesë të papritur, pasi dyshimet tani janë përqendruar te Ilir...

‘Ar i zi’ që rritet në Shqipëri shitet deri në 3000 dollarë/kg – tartufi...

0
Një produkt natyror i rrallë që rritet në disa zona të Shqipërisë po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e tregut ndërkombëtar, duke u...

17-vjeçari vdes pas plagosjes në Kamzë – ‘Arma u shkrep aksidentalisht brenda banesës’, shokët...

0
Ka përfunduar në tragjedi ngjarja e rëndë e regjistruar më 24 maj në periferi të Tiranës, ku një 17-vjeçar i plagosur me armë zjarri...

Cllevio në GJKKO për çështjen e Laert Haxhiut: ‘Noizy të vijë këtu të përballet’...

0
Reperi Kleviol Ahmeti, i njohur si Cllevio, është paraqitur këtë të enjte në Gjykatën e Posaçme (GJKKO), në kuadër të procesit gjyqësor që lidhet...