10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Qeveria denoncon skema korruptive në UK Vlorë, Balluku drejtuar punonjesve : ‘Kush ka bërë skemë i ka hyrë detit në këmbë’

****

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Energjetikës, Belinda Balluku, ka njoftuar për zbulimin e skemave korruptive dhe abuzive në Ndërmarrjen e Ujësjellës Kanalizimeve Vlorë, të cilat do të denoncohen në SPAK (Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar). Në një deklaratë publike përpara punonjësve, Balluku shprehu shqetësimin e saj për situatën financiare dhe menaxheriale të ndërmarrjes, duke e cilësuar atë si veprim të një grupi të strukturuar kriminal.

Balluku deklaroi se ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve Vlorë është e vetmja me një problem të madh financiar dhe se grupi përgjegjës ka abuzuar në kurriz të qytetarëve të Vlorës, duke rrezikuar aftësinë e ndërmarrjes për të ofruar shërbime cilësore. Ajo theksoi se kjo çështje nuk do të mbetet e pazgjidhur, por do të ndiqet penalisht, dhe se dosja e shkeljeve është përgatitur me të gjitha detajet e nevojshme.

Deklarata e Belinda Ballukut:

“Kjo histori do të bëhet publike. Kemi dy muaj, që i kemi shkuar deri në rrënjën e fundit aty ku është ngjizur kjo skemë. Kemi dy muaj që punojmë për secilën dosje. Si ka funksionuar, si është ngjizur, kush janë aktorët që e kanë ngritur, kush janë përfituesit e skemës, si ndahen paratë e gjithcka. Po ju informoj se dosjet janë gati. Avokatët që keni përdorur për të marrë lekët popullit të Vlorës përdorini që tju mbrojnë ju e veten e vet ata avokatë. Që këtu juristët e ujësjellës kanalizimit për vetë faktin që nuk kanë mbrojtur cështjen e kanë cuar kompaninë në gjyq. Njëri prej juristëve e ka mbyllur cështjen dhe ka marrë paratë. Këtu është futur përmbaruesi që në shkallë të parë. Ata që duhej të mbronin shtetin nga ky ekspozim, ata që shkonin në gjyq gjasmë për të mbrojtur UKV-në kishin hedhur në gjyq madje kanë fituar paratë.

Balluku paralajmëroi se të gjithë personat e përfshirë në këtë skemë zhvatëse do të përgjigjen për veprimet e tyre dhe se situata e krijuar ka rrezikuar ofrimin e shërbimeve në kulm të sezonit turistik. Ajo përmendi gjithashtu se disa nga juristët e ndërmarrjes kanë manipuluar proceset gjyqësore për përfitime personale.

“Secili prej jush që keni bërë skemë i keni hyrë detit në këmbë. I kanë rënë në qafë popullit të Vlorës, bizneseve, pensionistëve të Vlorës dhe të gjithë Shqipërisë dhe për këtë do përgjigjeni të gjithë. Ky është ë i strukturuar, besoj e kuptoni. Ky është grup i strukturuar që ka vepruar në bashkërendim të plotë në kurriz të shqiptarëve dhe në kurriz të popullit të Vlorës. Sot UKV është në risk për të mos ofruar dot shërbime në kulm të sezonit, sepse ca patën dëshirë të bënin para dhe besuan se zbuluan skemën e shekullit”, u shpreh Balluku.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...