27.5 C
Tiranë
Monday, June 22, 2026

Kryeministri Rama: “Me Ilir Metën dhe partinë e tij nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë bashkëpunim…

Kryeministri Edi Rama në takimin e sotëm me deputetët aktualë dhe të zgjedhur të PS në Pallatin e brigadave ku ka folur për atë çfarë e pret Partinë Socialiste në mandatin e tretë.

Rama i ka mbyllur derën Presidentit të Republikës Ilir Meta dhe LSI-së, duke theksuar se nuk do të ketë asnjë bashkëpunim, teksa nuk i ka kursyer dhe akuzat ndaj tij.

“Me Ilir Metën dhe partinë e tij nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë bashkëpunim. Ilir Meta duhet të shkarkohet nga detyra si personifikim i anti-shtetit i ndëshkuar nga populli shqiptar në 25 prill. Një personazh grotesk që e turpëron Shqipërinë, që e turpëron shoqërinë shqiptare, që turpëron çdo qytetar normal të këtij vendi me praninë e tij në krye të shtetit. Shkarkimi i Ilir Metës nuk është i gjithi në dorën tonë, por ne do bëjmë gjithçka kemi në dorë për ta çminuar institucionin e presidentit duke votuar në bllok shkarkimin.

Dua ta bëj të qartë që ky shkarkim nuk ka lidhje me asnjë motiv tjetër, përveç pozicionimit tonë publik në anën e shumicës dërrmuese të shqiptarëve, të cilët nuk duan ta shohin Ilir Metës në rolin e Presidentit të Republikës. është shumë herët për të folur për zëvendësimin dhe zëvendësuesin e tij, por në çdo rast qoftë para kohe, qoftë në kohë, në varësi si do shkojë ky proces, ne do konsultohemi me PD për emrin presidentit të ri”, tha Rama në fjalën e tij.

Kreu i qeverisë tha se do ta mbajë të shtrirë dorën e bashkëpunimit me opozitën dhe do ta presë PD-në derisa të vendosë lidhjet me realitetin.

“Ne nuk do ta presim PD-në deri kur të vendosin lidhjet me realitetin, por jemi gati të bashkëpunojmë me demokratët kurdo që të jetë e mundur dhe sidoqoftë të jetë e mundur. Pa u lodhur, pa humbur durimin dhe toruan, ne do ta mbajmë të shtrire dorën e bashkëpunimit me opozitën dhe nuk do lëmë rast pa ua treguar me fjalë dhe me vepra se kjo është dekada për ta ngjitur lart Shqipërinë”, tha Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Mrekullia e Curaçaos” në Botëror, ndal Ekuadorin dhe shkruan historinë me pikën e parë...

0
Një rezultat historik është regjistruar në Kupën e Botës 2026, teksa Curaçao ka siguruar pikën e parë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në...

Konflikti mes fqinjëve përfundon në tragjedi, 25-vjeçari dyshohet se vrau me thikë 60-vjeçarin në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Rrogozhinës, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me humbjen e...

Dyshime serioze në vdekjen e 11-vjeçares në Francë, ADN e një 41-vjeçari nën hetim...

0
Të dhënat paraprake të ekspertizës mjeko-ligjore në rastin e 11-vjeçares Liana, e cila u gjet e pajetë në rajonin Gers, kanë ngritur dyshime serioze...

‘Shkoi të merrte një karikues telefoni për dasmën e mikut’ – 28-vjeçari britanik humb...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Shqipëri, ku një burrë nga Hendon i Londrës ka humbur jetën pas një aksidenti rrugor, teksa kishte ardhur...

SPAK godet sektorin e ndërtimit: kontrollohen 17 biznesmenë dhe mbi 30 kompani – nën...

0
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka ushtruar deri më tani kontrolle ndaj 17 biznesmenëve dhe mbi 30 kompanive që operojnë në sektorin e ndërtimit, në...