29.1 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

Bujar Kapexhiu: “Të shkruarit humor është privilegj i të mençurve, kryesisht burrave”

Regjisori dhe skenaristi i njohur Bujar Kapexhiu ka bërë një deklaratë kontroverse në një intervistë të dhënë së fundmi për Top Albania Radio. Kapexhiu ka theksuar se të shkruarit humor kërkon kapacitet të veçantë, të cilin, sipas tij, e kanë kryesisht burrat.

“Humori është privilegj i të mençurve, dhe këtu e kam absolute. Vetëm mund të jetë ndonjë përjashtim i jashtëzakonshëm në botë, femër që shkruan humor nuk ka,” deklaroi ai, duke shtuar se kjo është një fushë ku meshkujt kanë një dominancë të padiskutueshme.

Në vijim të intervistës, Kapexhiu përmendi edhe barcaletat, duke theksuar se shumica e tyre përfshijnë femrat si objekt humori dhe se janë krijuar nga meshkujt. “A e dini që ka shumë barcaleta për femrat, i sajojnë meshkujt, e dini që ka shumë barcaleta për meshkujt, i sajojnë po meshkujt, se femrat nuk kanë kapacitet për ta bërë këtë,” u shpreh ai.

Këto deklarata të Kapexhiut kanë ngjallur reagime të shumta, duke sjellë diskutime mbi rolin e grave në fushën e humorit dhe stereotipet gjinore që ende mbizotërojnë në shoqëri.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Amnisti për 400 të burgosur, asnjë i SPAK-ut” – Kuvendi në debat, Gogu: Ja...

0
Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot seancën plenare të radhës, ku në qendër të diskutimeve janë procesi i integrimit europian, interpelancat me ministra dhe shqyrtimi...

“Kanë folur për çmimin e tokës në Zvërnec, mos dalim bllof”/ Dosja e SPAK...

0
Sipas Prokurorisë së Posaçme, gjurmët e skemës së dyshuar të pastrimit të parave dhe përfitimit të paligjshëm të pronave shtrihen nga projektet e ndërtimit...

“Nga laboratorët në Kolumbi te portet e Europës”/ Dosja ‘Aruba’: Si funksiononte rrjeti i...

0
Dosja e bujshme e SPAK, e njohur si dosja e “Arubas”, hedh dritë mbi mënyrën se si dy grupet e drejtuara nga Alfredo Hamzaj...

“Trump dhe Pezeshkian mund të firmosin marrëveshjen në Zvicër”/ Irani zbulon skenarin e ri...

0
Irani po shqyrton mundësinë që memorandumi i mirëkuptimit (MoU) me Shtetet e Bashkuara të nënshkruhet drejtpërdrejt nga presidentët e të dy vendeve, gjatë takimit...

“Koçeku e ndihmoi me para cash dhe sillej si pronar i objekteve”/ Çfarë deklaroi...

0
Dyshimet e SPAK se paratë e përfituara nga trafiku i narkotikëve janë investuar në sektorin e ndërtimit nuk mbështeten vetëm në analizat financiare dhe...