28.6 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Dhunohet punonjësi i Bashkisë së Shkodrës: Autorët akoma të paidentifikuar

Një punonjës i bashkisë së Shkodrës raportohet se është sulmuar dhe dhunuar ditën e sotme në lagjen “Salo Halili”. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:00 kur 49-vjeçari Ermal Dizdari është sulmuar dhe ka pësuar dëmtime fizike nga goditja me sende të forta, duke e detyruar të marrë ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër.

Njoftimi i Policisë:

Shkodër/Informacion paraprak. Rreth orës 09:00, në lagjen “Salo Halili”, dyshohet se gjatë një konflikti, ka pësuar dëmtime fizike nga goditja me sende të forta, shtetasi E. D., 49 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet për kapjen e autorit. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. Zbardhet dëshmia e Ermal Dizdarit, një jurist në Bashkinë e Shkodrës, i cili mëngjesin e kësaj të enjteje është dhunuar nga dy persona.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:00 të mëngjesit, kur dy persona kanë sulmuar dhe goditur me sende të forta Ermal Dizdarin dhe pastaj janë larguar nga vendi i ngjarjes. Dizdari është transportuar në spitalin e Shkodrës, ku ka marrë ndihmën mjekësore.

I pyetur nga policia, 49-vjeçari ka treguar se “dy persona dolën para dhe menjëherë filluan të më sulmonin me levë. Nuk i njoha”. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Salo Halili të Shkodrës. Ermal Dizdari ishte në rrugë për në punë në momentin e sulmit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...