25 C
Tiranë
Saturday, August 22, 2026

Eurodeputeti grek Beleri përmes Reuters: “Akuza kundër meje janë të motivuara politikisht”

Fredi Beleri, eurodeputeti i zgjedhur i Greqisë, ka biseduar me agjencinë e lajmeve Reuters para ditës së premte, kur pritet të mbahet seanca në apel për dënimin e tij në Shqipëri për akuzat e blerjes së votave.

Beleri tha për Reuters se këto akuza janë false dhe të motivuara politikisht.

“Vendimi i vetëm i drejtë do të ishte lirimi im,” tha Beleri në një intervistë telefonike nga burgu.

“Nuk ka asnjë provë kundër meje. Nuk ka mundësi që vendimi të jetë ndryshe në ndonjë shtet tjetër”.

Sipas agjencisë Reuters, ‘rasti i Beleris ka acaruar marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Greqisë, fqinjëve ballkanikë, lidhjet e të cilëve shpesh janë acaruar për shkak të dallimeve kulturore dhe historike, si dhe emigrantëve të shumtë shqiptarë në Greqi dhe minoritetit grek në Shqipëri’.

“Shqipëria nuk mund të sillet sikur nuk është shtet evropian,” tha Beleri.

Beleri tha se pranimi i Shqipërisë në BE ishte në interesin më të mirë të të dy vendeve.

“As unë dhe, besoj, qeveria greke nuk kemi asnjë qëllim të dëmtojmë anëtarësimin e ndonjë vendi,” tha ai.

“Por një Shqipëri por që nuk respekton shtetin e së drejtës dhe vullnetin e popullit nuk i përket BE-së”, tha ai.

“Nuk ka njeri që do që Shqipëria të jetë një vend normal europian më shumë se unë”, shtoi Beleri.

“Ata që më akuzojnë për përçarje, duhet të kërkojnë përgjigjen te populli i Himares dhe populli grek”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ngjarje e rëndë në Vlorë, 50-vjeçari humb jetën pas rënies nga ballkoni i pallatit

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të premteje në qytetin e Vlorës, ku një 50-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nga ortakëria me Selmanllarin te “Principotes” në Ksamil, si lidhet në dokumente emri i...

0
Në jug të vendit, aty ku toka është kthyer në një nga asetet më të shtrenjta të Shqipërisë, historia e pronave po ecën paralelisht...

Zjarri në Dukat vijon të jetë aktiv, në terren angazhohen dy avionë dhe 40...

0
Zjarri që ka nisur mbrëmjen e djeshme në zonën e Dukatit, në Vlorë, vijon të jetë aktiv, ndërsa strukturat e emergjencave janë angazhuar për...

Refuzoi martesën me komandantin 70-vjeçar, 17-vjeçarja afgane dyshohet se kaloi 21 muaj në burgun...

0
Rasti i një adoleshenteje afgane, e cila raportohet se ka kaluar 21 muaj në një burg të kontrolluar nga talebanët pasi kundërshtoi martesën me...

Dy të shtëna pranë banesës/ Pjerin Bitani plagos me armë Vladimir Bruçin në Shkodër

0
Personi që shihni në foto është Pjerin Bitani, i dyshuari si autor i plagosjes me armë zjarri të Vladimir Bruçit në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur...