26.5 C
Tiranë
Friday, August 14, 2026

Vlorë/ Atentat me armë zjarri biznesmenit Birçaj, humbu jetën pasi u qëllua me breshëri plumbash

Atentat në mes të ditës biznesmenit në Vlorë. Bledar Birçaj, rreth 40 vjeç, pronari i një lokali të njohur në Vlorë, ka humbur jetën pasi u qëllua me breshëri teksa lëvizte me makinën e tij tip “BMW” në lagjen “Hajro Çakërri”.

Birçaj është qëlluar nga një automjet tjetër që ka lëvizur paralelisht me të. Policia e Vlorës ka ngritur disa postblloqe dhe po kreh zonën në kërkim të autorëve, teksa janë sekuestruar dhe pamjet e kamerave të sigurisë. Ngjarja ndodhi në një kohë me lëvizje të shumta dhe pranë vendit ka objekte dhe biznese me kamera që mund të kenë fiksuar momentin e atentatit që tronditi sot qytetin bregdetar.
Nuk dihen ende motivet e këtij krimi, teksa policia ka nisur hetimet në disa pista. Policia po heton dhe mbi të kaluarën e viktimës. Makina e tij u qëllua me breshëri dhe policia ka gjetur të paktën 15 shenjë plumbash, kryesisht në xhamin e përparmë të makinës dhe nga ana e shoferit.

 

Vlorë/ Informacion paraprak

Në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip” BMW” me drejtues shtetasin B. B rreth 40 vjeç ,i cili si pasojë e plagëve të marra është transportuar në spitalin e Vlorës, ku dhe ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet nē vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë të D.V.P. Vlorë, të Komisariatit të Policisë Vlorë po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e autorit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...

Ishte në “arrest shtëpie” për vjedhje, 20-vjeçari nuk ndalet: kryen 8 vjedhje brenda një...

0
Një 20-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të vendosur ndaj tij për vjedhje, dhe...