32.1 C
Tiranë
Monday, June 22, 2026

Zbulohen detaje mbi të shkuarën e Bledar Birçajt, 40-vjeçarit që u ekzekutua sot me armë zjarri në Vlorë

Zbulohen detaje mbi të shkuarën e Bledar Birçajt, 40-vjeçarit që u ekzekutua sot me armë zjarri në Vlorë.

Birçaj po lëvizte me automjetin tip “BMW” me targa AB 797 CS kur është qëlluar nga një automjet po në lëvizje.

Nga të dhënat zyrtare rezulton se një vendim të Gjykatës së Lartë, ku thuhet se viktima ishte arrestuar për vrasje në vitin 2011. Ai dyshohej për veprën penale të “Vrasjes me paramendim” e kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë, si dhe veprat “prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municioneve; si dhe “Shkatërrim prone”.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me vendimin nr.23 datë 27.01.2011, ka vlerësuar si të ligjshëm ndalimin e shtetasit Bledar Birçaj, të kryer më datë 24.01.2011 dhe ndaj tij është vendosur si masë sigurimi personal ajo e “arrestit në burg” me afat 45 ditë.

Gjithashtu, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me vendimin nr.90 datë 09.03.2011, ka caktuar si masë sigurimi “arrestit në burg” pa afat.

Më vonë, mbi kërkesën e paditësit Bledar Birçaj, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin nr.220 datë 26.04.2011, ka vendosur zëvendësimin e masës së sigurimit “arrest në burg” me masën e sigurimit “detyrim paraqitje në policinë gjyqësore” dhe masën detyruese “ndalim të daljes jashtë shtetit” deri në përfundim të hetimeve.

Në përfundim, me vendimin datë 25.07.2011 të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, është vendosur pushimi i hetimit penal në ngarkim të Bledar Birçaj në lidhje me procedimin penal nr.107 të viti 2011.

Ndërkohë që Kolegji Administrativ i GJL vendosi prishjen e vendimit nr. 348 datë 05.03.2014 të Gjykatës së Apelit Vlorë dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Protesta nisi për mbrojtjen e mjedisit dhe bitisi me ndotjen e vetvetes”, Rama publikon...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas protestës së 22-të të zhvilluar përpara Kryeministrisë, duke publikuar pamje nga zona pas përfundimit të...

Horoskopi ditor, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 22 Qershor 2026 ♈ Dashi Dita ju gjen plot energji dhe dëshirë për të vepruar. Mund të merrni iniciativën në një çështje që...

Parashikimi I motit, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Për 22 qershorin, moti në Shqipëri pritet të jetë tipik veror, me diell dhe temperatura të larta në shumicën e territorit. Një valë e...

“Mrekullia e Curaçaos” në Botëror, ndal Ekuadorin dhe shkruan historinë me pikën e parë...

0
Një rezultat historik është regjistruar në Kupën e Botës 2026, teksa Curaçao ka siguruar pikën e parë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në...

Konflikti mes fqinjëve përfundon në tragjedi, 25-vjeçari dyshohet se vrau me thikë 60-vjeçarin në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Rrogozhinës, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me humbjen e...