35.2 C
Tiranë
Friday, August 21, 2026

Takimi i Ambasadorit Gjerman me Lulzim Bashën: Fokus në zhvillimet politike dhe reformën në Shqipëri

Ambasadori gjerman në Shqipëri, Karl Bergner, ka nisur një tur takimesh me liderët politikë të qeverisë dhe opozitës në vend. Në këtë kuadër, ai u takua dje me Lulzim Bashën, vetëm dy ditë pasi ky i fundit humbi në gjykatë vulën e Partisë Demokratike, e cila tashmë i ka kaluar Sali Berishës.

Në njoftimin e ambasadës gjermane, theksohet se gjatë takimit u diskutuan zhvillimet e brendshme politike, vijimi i kursit të reformave të Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian, si dhe marrëdhëniet dypalëshe mes Gjermanisë dhe Shqipërisë. Ambasadori Bergner nënvizoi rëndësinë e madhe të një opozite demokratike për zhvillimin e vendit. Ai theksoi se pjesëmarrja paqësore dhe konstruktive në proceset parlamentare është po aq e rëndësishme sa respektimi i të drejtave të pakicave dhe ndarja e pushteteve nga të gjitha palët.

Gjithashtu, ambasadori gjerman vuri theksin në forcimin e mëtejshëm të shtetit ligjor dhe luftën kundër korrupsionit, veçanërisht nëpërmjet Prokurorisë së Posaçme SPAK, duke theksuar se këto janë thelbësore jo vetëm për anëtarësimin në BE, por edhe për një të ardhme më të mirë për të rinjtë dhe të rejat shqiptare.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ngjarje e rëndë në Vlorë, 50-vjeçari humb jetën pas rënies nga ballkoni i pallatit

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të premteje në qytetin e Vlorës, ku një 50-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nga ortakëria me Selmanllarin te “Principotes” në Ksamil, si lidhet në dokumente emri i...

0
Në jug të vendit, aty ku toka është kthyer në një nga asetet më të shtrenjta të Shqipërisë, historia e pronave po ecën paralelisht...

Zjarri në Dukat vijon të jetë aktiv, në terren angazhohen dy avionë dhe 40...

0
Zjarri që ka nisur mbrëmjen e djeshme në zonën e Dukatit, në Vlorë, vijon të jetë aktiv, ndërsa strukturat e emergjencave janë angazhuar për...

Refuzoi martesën me komandantin 70-vjeçar, 17-vjeçarja afgane dyshohet se kaloi 21 muaj në burgun...

0
Rasti i një adoleshenteje afgane, e cila raportohet se ka kaluar 21 muaj në një burg të kontrolluar nga talebanët pasi kundërshtoi martesën me...

Dy të shtëna pranë banesës/ Pjerin Bitani plagos me armë Vladimir Bruçin në Shkodër

0
Personi që shihni në foto është Pjerin Bitani, i dyshuari si autor i plagosjes me armë zjarri të Vladimir Bruçit në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur...