35.2 C
Tiranë
Friday, August 21, 2026

Lulzim Basha me Ambasadorin Gjerman : Diskutime për zhvillimet politike dhe integrimin evropian

Lulzim Basha zhvilloi dje një takim me ambasadorin gjerman në Shqipëri, Karl Bergner, ku u diskutuan një sërë çështjesh të rëndësishme, duke përfshirë zhvillimet politike të brendshme, marrëdhëniet dypalëshe Shqipëri-Gjermani, lufta kundër korrupsionit dhe procesi i integrimit evropian të vendit.

Pas takimit, Basha postoi në rrjetet sociale një përmbledhje të bisedimeve, duke theksuar se Gjermania ka qenë dhe mbetet një aleat dhe partner jetik për Shqipërinë në rrugën drejt integrimit evropian. Ai theksoi rëndësinë e një drejtësie të fortë dhe të pavarur për zhvillimin ekonomik dhe integrimin e vendit, duke përmendur mbështetjen e pakushtëzuar për Prokurorinë e Posaçme SPAK, si nëpërmjet nismave ligjore në parlament, ashtu edhe përmes programit qeverisës “Shqipëria meriton më shumë”.

Në një njoftim të mëparshëm, ambasada gjermane kishte theksuar rëndësinë e madhe të një opozite demokratike për zhvillimin e vendit. Ambasadori Bergner nënvizoi se pjesëmarrja paqësore dhe konstruktive në proceset parlamentare dhe respektimi i të drejtave të pakicave janë thelbësore për Shqipërinë.

Basha ndau të njëjtin qëndrim me ambasadorin Bergner, duke theksuar se forcimi i mëtejshëm i shtetit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit, veçanërisht nëpërmjet Prokurorisë së Posaçme SPAK, janë thelbësore jo vetëm për anëtarësimin në BE, por edhe për një të ardhme më të mirë për familjet dhe të rinjtë shqiptarë.

Ky takim vjen në një moment kritik për Shqipërinë, ku reforma dhe lufta kundër korrupsionit mbeten sfida kyçe për zhvillimin demokratik dhe integrimin evropian të vendit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ngjarje e rëndë në Vlorë, 50-vjeçari humb jetën pas rënies nga ballkoni i pallatit

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të premteje në qytetin e Vlorës, ku një 50-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nga ortakëria me Selmanllarin te “Principotes” në Ksamil, si lidhet në dokumente emri i...

0
Në jug të vendit, aty ku toka është kthyer në një nga asetet më të shtrenjta të Shqipërisë, historia e pronave po ecën paralelisht...

Zjarri në Dukat vijon të jetë aktiv, në terren angazhohen dy avionë dhe 40...

0
Zjarri që ka nisur mbrëmjen e djeshme në zonën e Dukatit, në Vlorë, vijon të jetë aktiv, ndërsa strukturat e emergjencave janë angazhuar për...

Refuzoi martesën me komandantin 70-vjeçar, 17-vjeçarja afgane dyshohet se kaloi 21 muaj në burgun...

0
Rasti i një adoleshenteje afgane, e cila raportohet se ka kaluar 21 muaj në një burg të kontrolluar nga talebanët pasi kundërshtoi martesën me...

Dy të shtëna pranë banesës/ Pjerin Bitani plagos me armë Vladimir Bruçin në Shkodër

0
Personi që shihni në foto është Pjerin Bitani, i dyshuari si autor i plagosjes me armë zjarri të Vladimir Bruçit në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur...