Një zjarr që përfshiu pesë banesa në tregun e rrobave të përdorura në Shkodër ka dëmtuar rreth 100 tregtarë.
Dy zjarrfikës dhe një e moshuar u asfiksuan nga tymi dhe u dërguan në spital.
Flakët shkaktuan dëme të konsiderueshme materiale.
Zjarri është drejt shuarjes, me ndihmën e ardhur nga Lezha, Vau i Dejës, Ulqini dhe Tivati.