32.1 C
Tiranë
Monday, June 22, 2026

27 vjeçari u ekzekutua me armë zjarri në Tiranë/ Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta

Një person është ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Viktima është Mehmet Qema 27 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “5 Maji” në kryeqytet.

Mehmet Qema është plagosur gjatë një konflikti mes disa personave.

Policia deklaron se 27 vjeçari rreth orës 23:15 në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri pistoletë dhe si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Shërbimet e policisë kanë shkuar në vendngjarje, kanë bërë rrethimin e zonës dhe po kryejnë kontrolle për kapjen e autorit. Janë shoqëruar në komisariat disa persona të cilët dyshohen se kanë dijeni për ngjarjen. 7 persona janë shoqëruar deri tani. Viktima rezulton pa precedent penal.

Gjithashtu policia thotë se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarje, si dhe mbledhjen e çdo prove të mundshme që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Protesta nisi për mbrojtjen e mjedisit dhe bitisi me ndotjen e vetvetes”, Rama publikon...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas protestës së 22-të të zhvilluar përpara Kryeministrisë, duke publikuar pamje nga zona pas përfundimit të...

Horoskopi ditor, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 22 Qershor 2026 ♈ Dashi Dita ju gjen plot energji dhe dëshirë për të vepruar. Mund të merrni iniciativën në një çështje që...

Parashikimi I motit, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Për 22 qershorin, moti në Shqipëri pritet të jetë tipik veror, me diell dhe temperatura të larta në shumicën e territorit. Një valë e...

“Mrekullia e Curaçaos” në Botëror, ndal Ekuadorin dhe shkruan historinë me pikën e parë...

0
Një rezultat historik është regjistruar në Kupën e Botës 2026, teksa Curaçao ka siguruar pikën e parë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në...

Konflikti mes fqinjëve përfundon në tragjedi, 25-vjeçari dyshohet se vrau me thikë 60-vjeçarin në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Rrogozhinës, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me humbjen e...