37.2 C
Tiranë
Friday, August 14, 2026

Hapja e kufirit grek në të gjitha pikat me Shqipërinë/ Ja se kur pritet të ndodh

Më datë 24 ose 31 maj pritet të hapet kufiri grek në të gjitha pikat me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Turqinë.

Në çdo rast kalimi, të vaksinuarit duhet të kenë të printuar vërtetimin e vaksinës nga e-Albania dhe të tjerët duhet të kenë test PCR.

Ndërsa në datën 14 maj do të bëhet hapja e turizmit ku do të përfshihet lejimi në pikat e kufirit për vendet e Europës.

Sot u urdhëruan drejtoritë e policisë në zonat kufitare që të dërgojnë forca shtesë në këto pika. Ende nuk është vendosur nëse doganat do të punojnë 24 orë apo do të mbyllen në orën 22:00.

Mësohet se lëvizja do të jetë e lirë për të vaksinuarit me çdo vaksinë të aprovuar, por nuk përjashtohet vaksina kineze dhe ruse.

Ata që nuk kanë marrë 2 doza të vaksinës duhet të bëjnë test PCR për të kaluar kufirin.

Numri i kufizuar e personave që lejohet të hyjnë në Greqi çdo ditë ka bërë që shumë qytetarë të mos gjejnë mundësi në sistemin e PLF për të aplikuar.

Në mënyrë që të mos djegin rezultatet e testeve anti Covid shumë devijojnë lëvizjen drejt Maqedonisë apo aeroportit, por pritet që situata të përmirësohet në rast se qeveria greke vendos të hapë turizmin dhe të hapë kufirin me shtetet e tjera.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Konsultimet u kthyen në kërcënime dhe sharje”, Kedhi sulmon Ramën: “Pamë panikun e dordolecit...

0
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se konsultimet për reformën territoriale janë një “farsë”, duke iu referuar takimit të...

“Shqipëria po digjet, ndërsa Rama shëllehet në Dhërmi”, Balliu sulmon qeverinë për menaxhimin e...

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka kritikuar qeverinë për mënyrën se si po përballet me situatën e zjarreve në vend, duke akuzuar mazhorancën...

Tren pasagjerësh del nga shinat në Angli, 20 të plagosur: “Na u duk sikur...

0
Një tren pasagjerësh ka dalë nga shinat pranë qytetit Lewes, në juglindje të Anglisë, duke lënë të plagosur 20 persona. Dy prej tyre raportohet...

“Je uzurpator, eja në Kuvend”, PDK përplaset me Kurtin para Qeverisë së Kosovës

0
Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë dalë para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, në shenjë proteste ndaj moskonstituimit të Kuvendit pas zgjedhjeve...

“Na trego idenë që mund ta bëjë komunikimin publik më të mirë”, qeveria hap...

0
Agjencia për Media dhe Informim (MIA) pranë qeverisë ka hapur një thirrje publike për rekrutimin e profesionistëve të rinj në fushën e komunikimit publik,...