36.6 C
Tiranë
Friday, August 14, 2026

“Na trego idenë që mund ta bëjë komunikimin publik më të mirë”, qeveria hap thirrje të reja për Agjencinë e Medias dhe Informimit

Agjencia për Media dhe Informim (MIA) pranë qeverisë ka hapur një thirrje publike për rekrutimin e profesionistëve të rinj në fushën e komunikimit publik, në një kohë kur qeveria po përballet me protesta dhe kritika për transparencën dhe mënyrën e administrimit të pronës publike.

“Ke një ide që mund ta bëjë komunikimin publik më të mirë? Na trego”, thuhet në njoftimin e publikuar nga agjencia, e cila parashikon dy forma bashkëpunimi: punësim si pjesë e stafit të brendshëm ose angazhim si bashkëpunëtor.

Në thirrje nuk përcaktohen kritere të detajuara për pozicionet që do të plotësohen, ndërsa u lihet hapësirë personave me “ekspertizë” dhe ide për “inovacion” në komunikimin institucional.

Drejtoresha e MIA-s, Manjola Hasa, sqaroi se iniciativa nuk lidhet me një numër të caktuar vendesh vakante, por me një proces më të gjerë ristrukturimi të institucionit dhe mënyrës së komunikimit të qeverisë.

“Ky është një reformim që nis me komunikimin e institucioneve publike dhe jemi të hapur për çdo ide të re që do të vijë, qoftë për zëdhënës të ministrive, ide të reja të komunikimit edhe në platformat sociale, duke marrë në konsideratë zhvillimin e teknologjisë, si dhe ekspertiza të tjera që kanë në fokus komunikimin”, deklaroi Hasa.

Sipas saj, kjo thirrje përbën hapin e parë të një procesi që synon ndryshimin e mënyrës së komunikimit mes institucioneve dhe qytetarëve.

MIA ka një organikë të miratuar prej 69 punonjësish dhe funksionon si strukturë e komunikimit publik të kryeministrit Edi Rama dhe ministrave të qeverisë.

Në fokus të kritikave

Rekrutimet e reja vijnë në një periudhë kur qeveria është përballur me protesta të vazhdueshme, të cilat nisën si kundërshtim ndaj një projekti turistik në zonën e mbrojtur të Vjosë-Nartës dhe më pas u zgjeruan në kritika ndaj korrupsionit, transparencës dhe administrimit të pasurive publike.

Sipas raportimit, protesta, e njohur si “Revolucioni i Flamingove”, ka sfiduar edhe imazhin e qeverisë si promotore e zhvillimit turistik dhe investimeve të huaja, duke vendosur në qendër të debatit publik marrëdhëniet mes pushtetit dhe investitorëve strategjikë.

Ndërkohë, organizata ndërkombëtare të medias kanë kërkuar më herët mbylljen e Agjencisë për Media dhe Informim, duke e cilësuar atë si një “ministri propagande” dhe duke argumentuar se struktura përqendron më tej kontrollin e qeverisë mbi komunikimin dhe informacionin.

Thirrja e re për profesionistë vjen pikërisht në këtë klimë debati, ndërsa MIA e paraqet procesin si një përpjekje për reformimin e komunikimit institucional dhe përfshirjen e ideve dhe ekspertizës së re.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Konsultimet u kthyen në kërcënime dhe sharje”, Kedhi sulmon Ramën: “Pamë panikun e dordolecit...

0
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se konsultimet për reformën territoriale janë një “farsë”, duke iu referuar takimit të...

“Shqipëria po digjet, ndërsa Rama shëllehet në Dhërmi”, Balliu sulmon qeverinë për menaxhimin e...

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka kritikuar qeverinë për mënyrën se si po përballet me situatën e zjarreve në vend, duke akuzuar mazhorancën...

Tren pasagjerësh del nga shinat në Angli, 20 të plagosur: “Na u duk sikur...

0
Një tren pasagjerësh ka dalë nga shinat pranë qytetit Lewes, në juglindje të Anglisë, duke lënë të plagosur 20 persona. Dy prej tyre raportohet...

“Je uzurpator, eja në Kuvend”, PDK përplaset me Kurtin para Qeverisë së Kosovës

0
Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë dalë para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, në shenjë proteste ndaj moskonstituimit të Kuvendit pas zgjedhjeve...

Shuarja e zjarrit në masivin pyjor të Peshtanit, digjen 7 dynymë me shkurre

0
Flakët përfshinë zonën në Fier, zjarrfikësit dhe banorët ndërhynë për izolimin e vatrës Vatra e zjarrit në masivin pyjor të Peshtanit në Fier është neutralizuar...