Policia Vendore e Fierit ka liruar nga arresti shtetasen L.I., 33-vjeçare nga Fieri, pas zbulimit të 14 celularëve të kontrabanduar në servisin e saj të celularëve, të cilët ishin pa faturë blerjeje. Telefonat u sekuestruan dhe materialet e rastit u referuan në Prokurori për procedime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomiko Financiar i DVP Fier, referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen L. I., 33 vjeçe, banuese në Fier, pasi në subjektin në pronësi të saj (servis celularësh), janë gjetur dhe sekuestruar 14 celularë që kjo shtetase i dispononte pa faturë blerjeje, dhe dyshohet të jenë të kontrabanduara.
Policia Rrugore:
-arrestoi shtetasin B. S., 36 vjeç, banues në fshatin Hamil, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur;