34.8 C
Tiranë
Monday, August 17, 2026

U rrah barbarisht nga babai, vëllai dhe i fejuari, 29-vjeçarja ishte detyruar të fejohej kundër vullnetit të saj

Një 29-vjeçare në Vlorë u hospitalizua pasi u sulmua nga tre burra, të cilët rezultuan të ishin babai, vëllai dhe i fejuari i saj. Ngjarja ndodhi në banesën ku ajo jetonte me prindërit e saj.

Mësohet se shkaku i sulmit ishte refuzimi i saj për të nisur bashkëjetesën me Armandi Janka, 34-vjeçarin që familja e kishte fejuar për të pa pëlqimin e saj. Refuzimi i saj solli dhunën jo vetëm nga i fejuari, por edhe nga babai i saj, Astrit Barjami, dhe vëllai, Erlind Barjami.

Policia e Vlorës mori njoftimin për ngjarjen dhe ndërhyri për të parandaluar eskalimin e dhunës. Tre burrat u arrestuan, ndërsa vajza u transportua në spital, ku gjendja e saj tani është jashtë rrezikut për jetën.

Në banesën ku ndodhi ngjarja, policia sekuestroi një armë gjahu dhe municion luftarak që i përkisnin babait të vajzës, Astrit Barjami.

Në një ngjarje tjetër të dhunës familjare në Klos, dy vëllezër u konfliktuan për një arsye të çastit në fshatin Gurë e Vogël. Policisë iu arrit të arrestojë 38-vjeçarin Rufat Tusha dhe sekuestroi një pistoletë pa leje në banesën e tij.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Candace Cameron Bure shpërthen në lot: “Marr shumë kritika për zërin tim”

0
Aktorja amerikane Candace Cameron Bure, e njohur për rolin e saj në serialin “Full House”, ka shpërthyer në lot teksa ka folur për kritikat...

“Nuk mund ta duroja atë që po shihja”/ Aktivisti francez paguan 300 euro për...

0
Një aktivist francez për të drejtat e kafshëve ka paguar 300 euro për të blerë një karavidhe të gjallë, jo për ta konsumuar, por...

Grabitje spektakolare në Itali/ Vidhen 4 vepra të Antonello da Messina, vlera deri në...

0
Një grabitje e bujshme ka tronditur botën e artit në Itali, pasi katër vepra të çmuara të piktorit të Rilindjes, Antonello da Messina, janë...

Aksident i rëndë në aksin Shëngjin–Lezhë/ Përplasen dy makina, plagosen 4 persona, mes tyre...

0
Një aksident është regjistruar mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Shëngjin–Lezhë, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin. Si pasojë e aksidentit, katër persona kanë...

Identifikohet shqiptari i dyshuar për vdekjen e 46-vjeçares në Kalabri/ Kush është Elvis Metvelaj

0
Është identifikuar i dashuri shqiptar i Ornella Forastefanos, 46-vjeçares e cila dyshohet se u dhunua rëndë dhe më pas u la në dyert e...