20 C
Tiranë
Saturday, June 13, 2026

Sali Berisha: Duhet të bashkojmë të gjithë Demokratët për të luftuar regjimin e Edi Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se duhet të bëhet gjithçka për të mirëpritur në shtëpinë e tyre të gjithë ata demokratë që e ndjejnë veten të tillë dhe duan të bashkohen me PD-në. Në një mesazh gjatë mbledhjes së Kryesisë së PD-së, e cila po zhvillohet në selinë e kësaj partie, Berisha theksoi se askush nuk duhet të shikojë me skepticizëm ata që duan të bashkohen me partinë.

“Armiku ynë i përbashkët është Edi Rama. PD ka nevojë jo vetëm të bashkohet me të gjithë anëtarët dhe mbështetësit e saj, por ka nevojë të bashkohet më shumë se kurrë me të gjithë spektrin opozitar,” tha Berisha. Ai theksoi se një front i gjerë dhe i bashkuar opozitar është i një rëndësie vendimtare. Berisha argumentoi se Edi Rama është në pushtet dhe dhunon çdo ligj e Kushtetutë të vendit, edhe për shkak se opozita e lejon atë.

Berisha deklaroi se regjimi i Edi Ramës duhet luftuar nga të gjithë shqiptarët, duke shtuar se të tre drejtuesit e partive opozitare janë në hetim nga SPAK. Ai përmendi skandalet e qeverisë, duke pyetur: “Ku jemi ne? Cila është detyra jonë?” Sipas Berishës, detyra e opozitës është krijimi i Qeverisë teknike dhe shpëtimi i vendit nga ky regjim. Ai argumentoi se Qeveria teknike është e pashmangshme pasi Edi Rama ka humbur legjitimitetin, duke dëshmuar në zgjedhjet e 14 majit se është i gatshëm të shkelë çdo ligj, normë, moral dhe Kushtetutë.

Ai qëndron në pushtet për shkak të dobësisë së opozitës, ndaj ne duhet t’ia bëjmë të qartë mbështetësve tanë,” përfundoi Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Taulant kujdes kur kalon afër koshit…”/ Agron Shehaj sulmon ashpër qeverinë: Kuvendi duhet të...

0
Kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, ka lëshuar akuza të forta nga foltorja e Kuvendit, duke kritikuar ashpër qeverinë dhe mënyrën e qeverisjes. Shehaj tha...

“Unë erdha”/ Sali Berisha shmang pyetjet për ‘non-grata’, pritet me duartrokitje në Kuvend

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shmangur sot komentet për pyetjet e gazetarëve lidhur me statusin e tij “non-grata” nga Shtetet e Bashkuara...

“Flamingo nga TEMU”/ Taulant Balla ironizon opozitën: Do rrëzojmë 4 projektligjet, investimi në Zvërnec...

0
Shefi i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka ironizuar deputetët e opozitës gjatë një deklarate në Kuvend, duke i quajtur ata “flamingo...

“Realiteti kërkon dorëheqjen e Edi Ramës”/ Ina Zhupa akuzon Kuvendin: Po miratohen ligje të...

0
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka akuzuar Kuvendin se po miraton me procedurë të përshpejtuar projektligje që, sipas saj, janë të panevojshme, ndërsa...

Aksident i rëndë në orët e para të mëngjesit në Besi të Prishtinës/ “Janë...

0
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së enjtes në fshatin Besi, në Prishtinë, ku si pasojë...