14.5 C
Tiranë
Tuesday, April 28, 2026
spot_img

Berisha: Thirrje për bashkim dhe krijimin e Qeverisë Teknike

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në mbledhjen e kryesisë së PD-së, bëri thirrje për bashkimin e të gjithë demokratëve rreth kësaj force politike. Në fjalën e tij, Berisha theksoi se ky bashkim nuk është për festë, por për betejë, duke përsëritur kërkesën për krijimin e një qeverie teknike.

Berisha apeloi anëtarët e kryesisë së PD-së që të mos shfaqin hatërmbetje ndaj demokratëve kritikë dhe theksoi nevojën për bashkimin e spektrit opozitar.

Unë ju drejtohem ju anëtarëve të kryesisë së PD-së. Është në detyrën tuaj më të parë, si edhe të të gjitha strukturave të partisë sonë, të bëjnë gjithçka për të mirëpritur në shtëpinë e tyre të gjithë ata demokratë që e ndjejnë veten të tillë dhe duan të bashkohen me ne. Asnjë nga ne nuk ka të drejtë të shohë asnjë prej tyre me sy vëngër, me hatërmbetje apo me skepticizëm,” tha Berisha.

Ai e konsideroi këtë mbledhje të rëndësishme, duke theksuar se kalvari i imponuar në mënyrë antikushtetuese nga Rama dhe regjimi i tij ka marrë fund. Kryesia mblidhet sot me moton e bashkimit të të gjithë demokratëve rreth flamurit të partisë së tyre, rreth idealeve dhe kontributeve të tyre.

Mesazhi kryesor i kësaj mbledhjeje, sipas Berishës, është mirëpritja e të gjithë atyre që ndër vite kanë dhënë kontribute të pamohueshme në këtë parti dhe që për arsye të ndryshme kanë hezituar të bashkohen me shumicën.

Ndaj dhe unë bëj thirrjen për të gjithë demokratët që besojnë në idealet që kanë mbrojtur dhe në kontributin që kanë dhënë, të bashkohemi dhe të vazhdojmë betejën tonë. Ky nuk është një bashkim në festë, por në betejë. Në betejë të një rëndësie jetike, vendimtare për fatin e Shqipërisë dhe kombit shqiptar,” shtoi Berisha.

Ai theksoi se PD-ja ka nevojë të bashkohet jo vetëm me të gjithë mbështetësit e saj, por edhe më shumë se kurrë me të gjithë spektrin opozitar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vlorë/ Alarm në Hidrovor: Konstatohet prani gazi, zona rrethohet me masa sigurie

0
Një situatë shqetësuese është raportuar në zonën e pyllit të Hidrovorit në Akërni, ku është konstatuar prani gazi në nëntokë, duke çuar në vendosjen...

Maliqi sulmon vendimin për Kuçovën: “Duhej shkarkuar dhe përballur me drejtësinë”

0
Deputeti Lefter Maliqi ka reaguar ashpër pas vendimit të Gjykatës së Lartë lidhur me çështjen e mandatit të kryebashkiakut të Kuçovës, Kreshnik Hajdari, duke...

Vizita e Mbretit Charles III në SHBA, mes simbolikës historike dhe sfidave diplomatike

0
Vizita shtetërore e Charles III dhe Camilla në Shtetet e Bashkuara po konsiderohet një moment kyç për marrëdhëniet anglo-amerikane, në një kohë simbolike që...

Sulm kibernetik masiv trondit futbollin botëror, publikohen mijëra të dhëna konfidenciale

0
Një nga shkeljet më të mëdha të sigurisë digjitale në historinë e sportit ka goditur futbollin ndërkombëtar, duke ekspozuar mbi 150 mijë dokumente personale...

Ngërç për presidentin në Kosovë, LVV akuzon opozitën për mungesë propozimesh

0
Çështja e zgjedhjes së presidentit në Kosovë vijon të mbetet e bllokuar, për shkak të mungesës së një marrëveshjeje mes forcave politike. Deputetja e Lëvizja...